Kryetari i Këshillit Komunal të Malësisë i Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe këshilltari i kësaj parti në Kuvendin e Tuzit, Ivan Ivanaj, deklaroi për gazetën e përditshme “Dan”, se Komuna e Tuzit, është komuna e vetme të cilës si resurse i paraqiten vetem kafenet, bastoret sportive, klubet e natës dhe farmacitë.
“Nuk i prezantojnë resurset shitoret dhe palestrat sportive, madje e gjithë kjo vetem se e pasuron sado pak jetën në një vend. Për këto permbajtje Podgorica mbetet në të njëjtën largësi si deri tani. Problemi qendron tek fakti, që resurset kryesore janë centralizuar dhe grabitur nga Kryeqyteti, prandaj barra bie mbi Komisionin për ndarjen e territorit dhe pasurisë me Kryeqytetin, se a do të na mbesin ne resurset e verteta apo jo. Ato janë plantacionet, Liqeni i Shkodrës,pikat kufitare, bjeshkët, lumi Cem, numri i madh i automobileve, tranziti, turizmi dhe gjithësesi bujqësia, për të cilat duhet të sigurohen kushtet”, deklaroi Ivanaj.
Albert Camaj