Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, njëkohësisht edhe Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicavë në MZ, Mehmed Zenka, reagoi lidhur me betonimin e Kishës së metaltë në maje të Rumisë.
Zenka, për portalin, “CDM”, deklaroi se është i bindur se kësaj radhe Qeveria e Malit të Zi, me siguri do të ketë një reagim dhe këtë në ditët e ardhshme.
Sipas Zenkës ndërtimi i kësaj kishë ka ndikim negativ në popullatën fetare, si te shqiptarët, myslimanët, katolikët, ashtu edhe fetë dhe kombet e tjera në Mal të Zi.
“Rumia është bjeshkë mijëra vjeçare dhe i përket të gjithëve në të njëjtën mënyrë. Ne të gjithë kemi të drejtë në të, si vlerë të përbashkët. Është e sigurtë se Qeveria tashmë vetem se ka ndërmarrë hapat e parë duke dërguar inspektorët në teren. Inspekcioni ka bërë gjithçka që është e nevojshme dhe jam i bindur se Qeveria do të gjejë një përgjigje adekuate për këtë provokim”, deklaroi Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, në Qeverinë e Malit të Zi, Mehmed Zenka.
Albert Camaj