Kryetari i Këshillit Komunal të Malësisë, i LDSH, Ivan Ivanaj, me anë të një postimi në faqen personale të facebook, reagoi lidhur me mbishkrimin TITO, të vendosur perseri sot, në maje të Deçiqit.
“Nuk ka trevë në Mal të Zi që ia ka pa sherrin komunizmit sa Malësia. Por, ata që ne atë kohë ishin dorë e zgjatur e kësaj ideologjie shkatërruese e asimiluese, duket se e kanë përcjellë dashurinë për diktatorin Tito edhe tek pasardhësit e tyre. Titoja ishte ai që masakroi shqiptarët në Tivar, ai që fill pas luftës së dytë botërore masakroi shumë Malësor, ai që Shqipërinë e donte brenda RSFJ. Turpi i mbuloftë të gjithë ata që po mundohen ta ringjallin këtë monster”, shkruan Ivanaj.
Albert Camaj