Draga: Diskursi sociopolitik

DEMOKRACIA E PAKONSOLIDUAR

Nga Nail Draga

Ndonëse po bëhën tri dekada nga miratimi i pluralizmit, në hapësirën etnogjeografike shqiptare ende mungon demokracia e konsoliduar, sepse të individët udhëheqës dominon egoizmi, liderizmi  e atavizmi politik, duke përdorur mjetet makiaveliste për qellime personale  ku shqiptarët në Mal të Zi  nuk  janë përjashtim i kësaj dukurie  në skenën politike të këtij mjedisi

Dr.Nail  Draga

Në mjediset pa përvojë politike dhe emancipim  shoqëror jo rrallë ndodhin dukuri të cilat nuk kanë të bëjnë fare më realitetin shoqëror, sepse   nuk janë të mbeshtetura në realizëm por në iluzione, dhe si të tilla janë të prirura të dështojnë. Bartës të dukurive të tilla janë individët  me komplekse personale të cilëve iu mungon doza e realizmit, por jetojnë me iluzione, duke përdorur mjetet makiaveliste për t ia arritur qellimit të tyre personal.

Ndonse çdo kush  duhet ta dijë peshën  e vet, qoftë personale apo profesionale, në deklarime publike ndodh që të ata të  prezantohen në formë manipuluese për qellime të caktuara. Dhe demagogjia e tillë, për një moment dhe mund të ketë sukses, por me kalimin e kohës çdo gjë bëhët transparente, sepse ka kaluar koha e mashtrimeve ordinere.Një dukuri e tillë tek ne shqiptarët është e pranishme sidomos gjatë fushatave zgjedhore, por edhe pas zgjedhjeve,  që është dukuri e indvidëve egoist dhe të bajraktarizmit, që është më pasoja të vazhdueshme për shqiptarët në Mal të Zi.

Sindromi i liderizmit dhe atavizmi politik  

Nëse mungesa e dialogut në të kaluarën kishte të bënte me strukturën e sistemit e cila e kishte të ndaluar mendimin ndryshe, sepse çdo gjë realizohej nga koncepti parti-shtet, në pluralizëm  me të drejt është pritur një qasje  tjetër, por  me këqardhje themi se në ketë  aspekt kemi një vendnumrim. Një veprim i tillë nuk ka si të  shpjegohet ndryshe por me faktin  se strukturat udhëheqëse në pluralizëm vijnë të indoktrinuara nga sistemi i kaluar. Me një fjalë kemi të bëjmë me individ të cilët e kanë të vështirë  tiu përshtaten  rrethanave të reja shoqërore si kudo në botën demokratike. Nëse këtij konstatimi i shtojmë mungesën e përvojës, e në veçanti sindromin e  liderizmit,  egoizmin  dhe atavizmin politik del qartë pse mungon dialogu i mirëfilltë që dëshmohet në mënyrë transparente si në partitë politike apo në strukturat e  qeverisjeve lokale e ato shtetërore.

Qeverisja peng i individëve

Por, nëse ne të kaluarën ka munguar kulturua e dialogut, pas rreth tre dekadave në pluralizëm mungesa e tillë nuk arsyetohet më asgjë. Nuk ka dilemë së një veprim i tillë dëshmon  mungesen e vullnetit për të debatuar për çështje të cilat janë në favor të avancimit të  çështjeve shoqërore të çdo mjedisi apo populli në vendin përkatës. Dhe nga  një qendrim i tillë  qytetarët apo komunitetet e ndryshme kanë mbetur peng të individëve apo klaneve të ndryshme. Nga një veprim i tillë jo rrallë  kemi të pranishëm kulturën e bojkotit, pra të kundërdialogut dukuri kjo që është bërë shqetësuese sepse  nuk është në favor të zgjidhjes së problemeve, por është e kundërta madje edhe të kamuflimit të tyre.

Në sajë të egoizmit dhe sëmundjës së  liderizmit  individ të ndryshëm janë të prirur jo për tu marrë vesh, por e kundërta, kanë aftësi të arrihet deri të  mosmarrveshja. Dhe një veprim i tillë nga individ përkatës cilësohet madje si e “arritur” e momentit, pavarësisht se pasojat janë të pashmangshme si për individin apo subjektin përkatës. Në ketë aspekt në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi, kemi shembuj të shumtë dhe më pasoja për shqiptarët në ketë mjedis(Ulqin, Tuz), duke dëshmuar në praktikë një  demokraci të  pakonsoliduar.

Parimet baza e demokracisë

Demokraci e konsoliduar do të thot të vlerësohen vlerat, meritokracia dhe parimet pavarësisht ofertave   për koalicione  të ndryshme qoftë në nivel lokal dhe qendror. Pikërisht në këtë aspekt subjektet serioze politike, në vendet  e tilla kandidojnë individ  më përgatitje të dëshmuar profesionale dhe me autoritet shoqëror, sepse, individet  e tillë të punësuar  përveç  së përfaqësojnë vetën ata përfaqësojnë edhe subjketin përkatës politik. Pra, kemi të bëjmë me pozitë dualiste personale-partiake e cila i prezantohet opinionit të gjerë në mjedisin përkatës. Në këtë aspekt duhet bërë dallimin në mes  subjekteve  politike nacionale dhe atyre të ashtuquajtura qytetare, sepse në rastin konkret shqiptarët përfaqësohen  nga përfaqësuesi autentik,  duke pasur  përgjegjësi të veçantë në krahasim me ato të tjerët (qytetare). Me një fjalë kemi të bëjmë me parimet që janë baza e demokracisë së konsoliduar, edhe pse jemi dëshmitarë që shumë herë parimet anashkalohen se parësore janë interesat e individëve dhe klanëve të ndryshme.

Parapolitika dhe tranzicioni

Në vendet demokratike politika parimore vlerësohet dhe mbeshtetet nga elektorati votues, ndërsa përjashtim bëjnë mjediset parapolitike ku bëjnë pjesë vendet e ish-kampit socialist të cilët janë ende në periudhën e tranzicionit, me pasoja të përgjithshme për qytetarët e mjediseve përkatëse.

Nëse analizojmë skenën politike e hapësirës etnogjeografike shqiptare, del se  kemi një gjendje alarmante me konfrontim të vazhdueshëm në mes pozitës e opozitës që synim ka pushtetin e jo qeverisjen e mirë dhe demokracinë e konsoliduar. Është pikërisht një gjendje e tillë e cila ka zhgënjyer qytetarët, ku nga kriza e përgjithshme politike, ekonomike e ajo morale qytetarët shqiptarë shpëtimin e shohin vetëm në emigrim në botën e jashtme. Dhe një trend i tillë i emigrimit ka ndikuar në rënien e numrit të popullsisë shqiptare në mënyrë drastike kudo si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, proces ky i cili ka marrë përmasa shqetësuese.

Vetëm në politikë   askushi mendon se bëhët dikushi

Përvoja  e periudhës së pluralizmit ka ndikuar që edhe qytetari  i zakonshëm shumë çka ta ketë të qartë, si në organizimin politik por  edhe në funksionimin  e pushtetit. Madje e them pa hezitim se pluralizmi ka sjellë një  pozitivitet  sepse ka  bërë zhveshjen totale  të disa personave të cilët aksidentalisht janë angazhuar në politikë. Madje është për të ardhur keq së vlerat morale  kanë rënë në nivelin më të ulët, si asnjëherë më parë, madje edhe më poshtë së në kohën e monizmit. Dhe ska se si të jetë ndryshe, kur individë matrapaz apo mediokër  duan të shesin  moral, bën qe edhe qytetarët e zakonshëm të humbin besimin edhe në njerëz më vlera personale dhe profesionale.

Pikërisht në kohëra të tilla ku nuk kemi politikë dhe struktura te konsoliduara, individ të ndryshëm  arrijnë të bëjnë karierë duke depërtuar  në pozita të ndryshme, qoftë në nivel lokal apo ate qendror. Andaj nuk është e tepërt të thuhet se vetëm në politikë askushi mendon së është bëhët dikushi. Dhe një qasje e tillë për fat të keq në shumë raste ka qenë e suksesshme, sepse individ të ndryshëm nuk kanë zgjedhur mjete për tia arritur qellimit, ku për një kohë edhe kanë pasur sukses, sepse te tillët janë edhe me të pranueshëm për pushtetin, e për sa kohë,  pa dyshim  të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme.

(Dhjetor, 2018)