Mesazhe urimi për Vitin e Ri

KKSH: GËZUAR VITIN E RI 2019!

Të dashur shqiptarë anë e mbanë botës,

Po lëm pas një vit të suksesshëm për Këshillin Kombëtar, për t’i hapur dyert Vitit të Ri 2019, i cili vjen me shumë detyra të reja, qëllime dhe dëshira të cilat shpresojmë t’i realizojmë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, uroj që ky vit i ri t’ju sjellë në gjirin tuaj shëndet, fat e mbarësi në familje, shumë dashuri, respekt për njëri tjetrin dhe qoftë ky një vit plot pozitivitet dhe i suksesshëm për të gjithë ne.

Urime!

Kryetari,
Faik Nika


Alternativa Shqiptare

Të nderuar qytetarë,

Jemi në prag të ndërrimit të moteve, andaj ky është një moment i bukur që bashkërisht të dëshirojmë një jetë më të lumtur me realizimin e dëshirave dhe planeve të shumta në Vitin e Ri.

Alternativa Shqiptare edhe me këtë rast dëshiron të jetë bashkudhëtari Juaj në realizimin e dëshirave më të bukura në vitin e ardhshëm.

Të bindur se bashkërisht mund të arrijmë pikësynimet tona në të mirë të përgjithshme, urojmë që në Vitin e Ri 2019 t’a dëshmojë gatishmërinë e përbashkët për të siguruar një të ardhme më të mirë.

Në emër të kësaj, Ju urojmë Gëzuar e për shumë mot Vitin e Ri 2019 duke ju dëshiruar lumturi, fat dhe gjithë të mirat, në familjet tuaja, të afërmit dhe të dashurit tuaj.

Me respekt,
Alternativa Shqiptare


Portali MALESIA.ORG

Gjithë qytetarëve të Malësisë dhe gjithë shqiptarëve kudo gjinden në botë, Urime Vitin e Ri 2019.
Shëndet, fat dhe suksese!