Osmani: Urime për Vitin e Ri

Nga Qani Osmani

Të dashur miq !

Kam vështërsi dhe dilema që ta gjejë mënyrën e duhur për ta nisur urimin për këtë Vit të Ri. A duhet nisur me“Gëzuar” apo me “Urime”…. teksa i drejtohesh një audience më të gjërë, anonime, me të cilën një kohë të gjatë ke ndarë mendime dhe opinione lidhur me çështje reale dhe të prekshme të jetës shoqërore dhe politike bëhet akoma më e vështirë.

 Duke përdorur fjalën “Gëzuar” uron që gëzimi që ke ndarë këtë vit të shkuar me shkrimet e tua të vazhdojë më tutje edhe në 2019. Por realiteti është se gëzimi nuk ka qenë pjesë e jetës sonë shoqërore në 2018 që sa po mbaroi, as edhe shkrimeve të mia. Një vit i vështirë, kontraverz, me dilema të shumta, me paqartësi akoma më të mëdha.

Por a mundem të them Urime” duke patur parasysh realitetin? As kjo nuk mund të jetë fjalë e cila do të përfshinte atë që dëshiroj të na presë në vitin që sapo ka nisur. Të thuash urime…nënkupton që problemet dhe paqartësitë e 2018 i kemi tejkaluar, që uroj për punën e mirë që e kemi mbaruar si shoqëri, që kemi tejkaluar dilemat dhe paqartësitë dhe që këtë Vit të Ri e nisim të pastër dhe me fuqi të rinovuar. Gjë që nuk e kemi bërë sepse 2019 e nisim me problemet e vjetra.

Urimin nuk mund ta vazhdoj as me dëshirën për më shumë Para”, sepse gjatë vitit që kaloi nuk u ndërmorën politikat e duhura ekonomike që do të na përmisonin mirëqenien ekonomike qytetare dhe shoqërore. Rritja ekonomike ishte e gati e parëndësishme, aq më shumë kur kena parasysh faktin që inflacioni i çmimeve dhe kërkesat e shtetit e anuluan veprimin e kësaj rritjeje në ekonomin e vendit. Investimet e huaja direkte nuk erdhën në trojet ku jetojnë shqiptarët, falë politikës plaçkitëse dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve që ushtron më se çerek shekulli përfaqësimi politik kriminel që udhëheq shtetin. Si pasoj e kësaj politike qendërore por edhe lokale sot kena realitetin e dhimbshëm që vendbanimet shqiptare po boshatisen.

Jam në dilemë dhe nuk dijë si mund të uroj“Shëndet” më të mirë, kur neglizhenca e shtetit ndaj shëndetit të qytetarëve të vet është e frikshme, gati konspirative. Po flas për kualitetin në rënie të shërbimeve mjeksore, për mungesën e ilaçeve dhe vakcinave nëpër spitalet dhe barnatoret publike, për kushtet e vështira në të cilat punojnë doktorët tanë, për Fondin Shëndetsor të bankrotuar.

Mund të gënej nëse ju uroj një të ardhme më të mirë, sepse sistemi“Arsimor”-mekanizmi që duhet të vëjë në lëvizje ardhmërinë tonë, është shkatruar moti dhe me gjith reformat dhe tentativat për të rregulluar dhe për ta përmisuar, shteti e ka shkatruar akoma më shumë. Shkollimi sot tek ne i përbahet premisës; politikë e kuantitet, e jo kualitet! E dëmshme kjo për një shoqëri. Prandaj sot kemi shum diploma mirpo pak dituri, kena shumë doktora shkencashdhe eksperta por edhe shumë probleme.

Mund të dëshiroj më shumë Qetësi”, më pak turbulli sociale dhe politike. Por vështirë se mund të ndodh kjo, teksa e kena parasysh faktin që revolucioni politik dhe ndryshimi i cili duhet të ndodhë për të arritur përparimin dhe qetësin është i pakoncipueshëm të ndodh në një periudhë aq të shkurtër kohore sa siguron një vit. Ndërim politikash dhe qeverish, zgjedhje të parakohshme, dhe të gjitha turbullësitë që vijnë dorë për dore me këto ndryshime. Sidomos kur kam parasysh që jo vetëm populli ka humbur besimin në forcat politike të vendit, por edhe vetë partitë politike nuk po tregojnë energji dhe vlerat që priten të vijnë prej tyre për të stabilizuar vendin.

E vetmja dëshirë që më mbetet ka të bëjë me ate që të uroj për më shumëmençuri, dashuri dhe fat”.Duke patur parasysh faktin se këto janë të vetmet kualitete në të cilat shteti nuk ka vënë dorën e vet të dëmshme, por që varen nga ne si individë. Do të kisha dashur t’ju uroja që viti i ardhshem të ketë më pak padrejtësi, më pak varfëri, më pak shtypje, diskriminim e izolim. Pse jo, të kishim përparim e zhvillim, solidaritet e drejtësi, barazi e demokraci njësoj si vendet e zhvilluara të cilat i marrim për shembull. Mirpo, edhe ju ashtu si unë, e dini se krejt këto nuk arrihen me urata, por me punë të pandalshme dhe të lodhshme.

Sa më të mëdhaja të jenë përmasat e këtij angazhimi, aq më shpejt do të përparojë shoqëria e kombi jonë. Le të shpresojmë pra se 2019 do të jetë vit i angazhimit e i punës së mirë, që t’i vëmë më në fund fre punëve të këqija. Atëherë nuk më mbetet tjetër veçse t’ju uroj një individualizëm produktiv dhe të sukseshëm në vitin 2019.