Shoqata “Koja”, SHBA: Votoni shqip, për t’a festuar nje fillim te ri

Vëllezër dhe motra Malësor, 

Shoqata”KOJA” me veprim në SHBA e sheh si obligim të ju drejtohet me disa fjalë para zgjedhjeve të 3 marsit.

Kthimi i statusit të Komunës urbane të Tuzit në Komunë të plotë, për ne, por edhe ne rrafshin mbarëkombëtar, kishte rëndësi të madhe. 

Bashkimi i subjekteve shqiptare në Malësi poashtu ka rëndësi të veçantë, dhe për ne kjo është besëlidhja e dytë e Malësisë .

Pra, ky është një moment historik dhe lirisht mund të themi pjesë e çështjes kombëtare. 

Koalicioni shqiptar e ka përkrahjen e të gjithë  shqiptarëve dhe malësorëve me ndikim në botën shqiptare.

Ne kemi fatin në dorë tona. Malësinë askush nuk e don më shumë se Ju.

Dilni të gjithë për të votuar.

Votoni numrin 5,sepse Malësia duhet të udhëgeqet nga malësorët ,duhet të jemi Zot shtëpie në shtëpinë tonë .

Kemi obligim moral dhe kombëtar , nuk guxojm të koritemi se do të na mallkoj historia.

Votoni shqip, për t’a festuar nje fillim te ri.

Nuk kemi opcion tjetër , me votën për koalicionin shqiptar,  votojm historinë ,gjuhën dhe flamurin.

Malësinë JU E DONI,

PRA, MOS GABONI !!!

Shoqata”KOJA”

Kryetar, Marash Nucullaj