Të nderuar qytetar të Malësis,
Votues të nderuar,
Si birë i këtij vendi, ish këshilltar në Kuvendin e komunës Podgorica dhe Kuvendin e komunës urbane të Tuzit, ish deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe së fundi si njeri që përmbi 35 vite pune u mundova për të ju ndihmuar në kërkesat dhe nevojat tuaja, dëshiroj të ju them se dita e TRE MARST është dita e Malësisë unike, dita e festës tonë të përbashkët, ditë që secili nga ne me vetëdije të plotë dhe ndërgjegje të pastërt duhet të vendos për fatin e Malësisë së sotme dhe fatin e gjeneratave të reja.
Ju rikujtoj se paraardhësit tonë, për këtë Malësi, derdhën gjakun e nuk ishin të pakët ata që flijuan edhe jetën për çeshtje komëtare. Ne sot nuk kemi nevojë as të marrim armë në dorë, as të derdhim një pikë gjaku e aq më pak të flijojmë jetën sepse fitoren mund ta vulosim me laps në dorë.
Sot gjenerata jonë ka vetëm një obligim: Të harrojmë ndarjet, përçarjet dhe thashethemet. Të harrojmë se kush është i pari dhe kush është i fundit në listen zgjedhore sepse ky është rast historik të cilin nuk guxojmë ta humbim. Kësaj rradhe nuk votojmë emra të përveçëm, lista as subjekte të caktuara por votojmë për bashkimin e Malësisë, votojmë për ruajtjen e qënjes dhe identitetit kombëtar në këto treva.
Prandaj, të marrim përgjegjësin në duart tona dhe të kryejmë obligimin tonë moral dhe komëtar – votën të vetmës listë shqiptare. Nuk ka opcion tjetër përveçse vota Listës me numer 5 – Listes “Malësia na bashkon”.
TRE MARSI është rasti ynë që ta bëjm realitet amanetin e të parëve dhe punën e gjeneratës tonë për komunë të plotë me udhëheqësi dhe administratë shqipe.
Të nderuar votues,
Në ditën e zgjedhjeve, kush i thot bukës bukë e ujit ujë, ai që e dogjuhën shqipe dhe shqiponjën dykrenare në Flamur – asnji votë listave të huaja!
VOTONI LISTËN E VETME SHQIPTARE – “Malësia na bashkon” – Rrumbullaksoni numrin 5 !
Me respekt,
Kryetari i këshillit politik të Alternativës Shqiptare