”Bashkimi që fitoi Tuzin dhe përçarja që humbi Ulqinin”

Jehona e suksesit të madh të subjekteve politike shqiptare në zgjedhjet e ditës së diel  në Komunë të Tuzit, vazhdon të jetë kryefjala edhe sot. Në këtë mënyrë gazetari dhe opinionisti nga Kosova Adriatik Kelmendi për këtë sukses të shqiptarëve në Tuz i shtoi edhe një konkludim tjetës që ka të bëjë me qytetin e Ulqinit, raporton Ulqini-Online.

”Do të ishte më i madh gëzimi për bashkimin e shqiptarëve për ta fituar Tuzin, sikur të mos ishte përçarja e shqiptarëve që në zgjedhjet e fundit e humbi Ulqinin.
Vështirë të bëhen dy shqiptarë bashkë gjatë… Sot do të duhej të ishin dy komuna me shumicë shqiptare me kryetarë shqiptarësh, por s’janë!
Plus, kujtesën zakonisht e kemi shumë afatshkurtër…
Urime Tuzit!”, shkruan z. Kelmendi në një shkrim të tij.