Shkelqësia e tij, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Ridi Kurtezi, sot ishte për një vizitë miqësore në Komunën e Tuzit, ku u takua me kryetarin e Komunës z. Nik Gjeloshaj, si dhe me kryetarin e Kuvendit z. Fadil Kajoshaj.
Në vizitën e tij, ambasadori shprehi urimet më të perzemerta, si dhe tregoi vullnet për të kontribuar në vijueshmerinë e punës, dhe proceset të cilat e presin komunën më të re.
Duke përshendetur vullnetin e mirë të shkelqësisë së tij, përfaqësuasit e vetëqeverisjes lokale të Tuzit e falenderuan Ambasadorin për vizitën, ku kryefjala ishte bashkëpunimi mes Komunës së Tuzit dhe Republikës së Shqipërisë, respektivisht Qeverisë si dhe komunave shqiptare, në aspektin e bashkëveprimit dhe shkëmbimit të përvojave administruase.