Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi, vizitoi Komunën e Tuzit

Shkelqësia e tij, z. Skender Durmishi, Ambasadori i Republikës së Kosovës, me zyrtarë të tjerë të Ambasadës, sot vizitoi Komunën e Tuzit, me ç’rast na uruan punë të mbarë dhe të suksesshme në administrimin e Komunës.

Në një ambient miqësorë, u bisedua për planet dhe sfidat e administratës së re në Komunën e posaformuar të Tuzit, duke lënë hapur mundësinë e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, në cilësinë e këshillimit reciprok.

Kryetari Nik Gjeloshaj, falenderoi shkelqësinë e tij për urimet, dhe gatishmerinë e treguar për të dhënë kontributin në aspektin zhvillimorë, duke pohuar se bashkëveprimi me përfaqësinë e Kosovës në Mal të Zi, jo vetëm se është i mirëseardhur, por edhe produktiv në aspektin e marrjes së përvojes së duhur në proceset e tranzicionit lokal.