Fushata për kompletimin e Shtepisë-Muze “Dedë Gjon Luli” – Donacione “online”

Ka disa javë prej kur ka filluar fushata për grumbullimin e të hollave, për kompletimin e Shtepisë-Muze “Dedë Gjon Luli”. Ajo po zhvillohet me një dinamikë mjaftë intensive dhe ka gjasa që objektivi i parashtruar të arrihet shumë shpejtë.

Për të mos e përsëritur atë që është thënë në njoftimin e parë të Këshillit Punues, të publikuar në këtë portal, edhe në disa të tjerë, poashtu, e shohim të rrugës që të interesuarve dhe mbështetësve të këtij projekti, t’u ofrojmë edhe disa sqarime shtesë.

– Me këtë fushatë nuk është qëllimi që thjeshtë të grumbullohet sasia e paraparë e të hollave, sepse për një sasi e tillë mund të ishte gjetur zgjidhje edhe përpa i dhënë kësaj fushate karakter gjithëshqiptar. Qëllimi është dhe mbetet, të bëhet një listë sa më e gjatë e donatorëve nga të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët, që edhe madhësia e donacionit “per capita” të mos jetë e tepruar.

– Sikurse jeni në dijeni, një këshill prej 12 vetash është në funksion të kontaktimit të të gjithë atyre të interesuarve të cilët dëshirojnë ose kanë mundësi që donacionet e veta për këtë projekt, t’ua dorëzojnë fizikisht, me para në dorë (cash). Lista e këtyre antarëve dhe numrat kontaktues të telefonave jane publikuar dhe mund të kerkohen si në publikimin e pare në këtë materje, në këtë portal, poashtu edhe ne platformën Facebook.

– Fillimisht e patëm menduar se atje ku mundet, do të mjaftonte kontaktimi i drejtëpërdrejtë i të interesuarëve nga ana e antarëve të këtij këshilli, por shpejt u pa se ishte e nevojshme që të interesuarëve, sidomos atyre në pamundësi për të vendosur kontakte fizike me këtë këshill, tu lehtësohet procedura e dhënjes së një donacioni të tyre. Prandaj, Keshilli Punues vendosi të hap një llogari “online” nëpërmjet platformës GoFundMe.Com.

– Këtë platformë tashmë shumëkush e njeh dhe e pëlqen për lehtësinë dhe thjeshtësine e kompletimit të një kontributi me para, duke përdorur kartë krediti (credit card). Kompania e kësaj platforme, natyrisht që për shërbimet e veta e ngarkon çdo transakcion edhe me nje tarifë diç më pak se 3%, por kjo është e levërdishme për projektin dhe vetë donatorin. Përndryshe, atje ku kontaktet fizike me antarët e Këshillit Punues, janë të mundshme, është mundësia për një kursim të vogël.

– Përpara se të bëni një donacion “online” (me katë krediti) të interesuarit kane mundësi të qasen në fushatën online të web faqes së përmendur dhe të informohen edhe më detajisht. Gjithashtu, aty është në dispozicion edhe komunikata e Këshillit Punues dhe vështrimi i administruesit të llogarisë në fjalë, ku jipen edhe sqarime rreth kompletimit të një donacioni. Në vazhdim, mbase të shkruhen informacionet personale dhe ato përkatëse bankare, donatorit i ofron sistemi edhe rubrikën e lënjes së një bakshishi (tip), në %.
Kujdes! Mos lëni bakshish! Operoni me opsionet e rubrikës dhe ndërrojeni në “other”, ku pastaj tipin e shkruani zeo (0).

– Të gjithë donatorët, si ata që donacionet i procesonojnë “online” ashtu edhe ata të cilët donacionet i dorëzojnë në “cash”, përkatësisht “offline”, regjistrohen në të njëjtën listë, në web faqen në fjalë, dhe secili vizitor i faqes ka mundësi për ta shikuar. Po në të njëjtën rubrikë të donatorëve, mund të shihen edhe komentet e tyre, gjegjësisht komentet e administruesit te llogarisë.

Ja kjo është faqja online e platformës në fjalë për projektin e kompletimit të objektit të sipër përmendur:
gofundme.com/71kfn2w

Dhe në fund, Këshilli Punues i falenderon përzemërsisht të gjithë donatorët dhe mbështetësit e kësaj fushate.