Komuna siguron strehë për familjen e cila mbeti pa shtëpi nga zjarri (Video)

Kryetari i Komunës Nik Gjeloshaj, sot vizitoi familjen Krniq, të cilët mbrëmë pësuan dëm të madh material, shkaktuar nga zjarri i cili ua djegi shtëpinë.

Në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi janë siguruar kontenierët që familja Krniq të strehohet. 

Ne do të jemi gjithëherë në sherbim të qytetarëve të Tuzit, në çdo lloj nevoje dhe rrethane”, shkruhet në postimin e Komunës në Facebook. /MALESIA.ORG/