Festohet në Tuz-Malësi, 108 vjetori i Kryengritjes së Malësisë

Shoqata Kulturo Artistike ”Dedë Gjo Luli”, nga Hoti, më 6 prill 2019, në QKI “Malësia”, në Tuz, organizojë, mbrëmjen festive me rastin e 108 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë.

Për të përkujtuar këtë ditë të rëndësishme të kombit tonë, mori pjesë një numër i madh i qytetarëve të Malësisë, në mesin e të cilëve ishin edhe përfaqësuesë të jetës publike, kulturore dhe fetare nga Malesia, si dhe mysafirë e veprimtarë nga Kosova.
Në mesin e të pranishëmve ishte edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z.Ridi Kurtezi.

Të pranishmit i përshendeti, Profesor Rezhep Abazi, nga Medvegja.

Programi ishte i gërshetuar me pika të ndryshme argëtuese, në organizim të SHKA “Dedë Gjo Luli” dhe SHKA “Rapsha”, e po ashtu u bë edhe promovimi i filmit kushtuar Kryengritjes së Malësisë, realizuar nga SHKA “Dedë Gjo Luli”.

Albert Camaj