Këngëtari Gjekë Dushaj,vazhdon me ruajtjen e këngës shqipe

Këngëtari i mirënjohur i shumë këngëve shqiptare, me banim në SHBA, Gjekë Dushaj, me pasion vazhdon ruajtjen e këngës shqipe.

Dushaj deri me tani ka realizuar 13 albume, 6 nga ato i ka realizuar vetë ai, kurse 7 tjera, janë realizuar nga muzikanti i mirënjohur, Sokol Vulaj.

Dushaj, përpos këngëve të veta, në studion e vet të titulluar me emrin e vendlindjes së tij, “Zëri i Traboinit”, kompozon këngë edhe për të tjerët, të cilat këndohen në evenimente të ndryshme shqiptare.

Kohë më parë, Dushaj, ka nxjerr ne treg kengën “O Drenicë jetosh sa malet”, këngë të cilën ia kushtoi luftës së Kosovës.

Përpos këngëve të veta, Dushaj, ka edhe një duet me këngëtaren e mirënjohur, Gjyste Vulaj, të titulluar, “Te kroni i Traboinit”.

Albert Camaj