Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që nga dita e premte po vazhdon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtyre ditëve ai ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, ndërmarrës të suksesshëm në Detroit të ShBA-së si dhe zyrtarë tjerë.
Kryeministri u takua atje me shqiptarët e komunitetit katolik “Shën Pali”, ku mbajti edhe një fjalim.
“Që në fillim më lejoni të ju them se kam ardhur me qef, jam i gëzuar, edhe ndihem jashtëzakonisht i nderuar sot që ndajmë këtë kohë bashkë. Më lejoni përshëndetjen time ta filloj duke i përshëndet dhe duke i falënderuar këta të rijnë, këta fëmijë që na nderuan sot edhe me simbole kombëtare por edhe që po i nderojnë ngjyrat, flamurin kuq e zi.”, u shprehë kryeministri.
Tutje, Haradinaj foli për Ditën e Flamurit të Dedë Gjon Lulit, ku tregoi pak nga historia e kësaj dite.
Ai vlerësoj lartë kryengritjet e Malësoreve në vitin 1908-1910, i quajti si vazhdimësi të kryengritjeve në Kosovë dhe si para-prijëse për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Kryengritja e Malësisë ishte vazhdimësi e kryengritjeve anti-osmane në Kosovë 1908-1910, i parapriu ngritjes së flamurit në Vlorë nga Ismajl Qemajl Vlora, si dhe shpalljes së vetësisë së shtetit shqiptarë me 1912.”, u shprehë Haradinaj.
Në fundi ai çmoj shumë tolerencaën ndër fetare mes shqiptarëve.
“Toleranca fetare mes shqiptarëve ishin dhe mbesin norma ndër shekullore dhe dominonte e bashkëjetesës mes njerëzve. Kjo dëshmohet që shqiptarët e krishterë dhe myslimanë identifikohen me të shenjtën Nënën Terezë.”, tha kryeministri.
Haradinaj edhe sot pritet të vazhdoi takimet me shqiptarët në ShBA./Indeksonline/