Sot, kryetari i komunës se Tuzit, z. Nik Gjeloshaj emëroi në postin e kryeadministratorit, z.Robert Camaj, personin që ishte sekretari i parë në komunën urbane, por të cilin pushteti i kaluar e kishte pushuar nga puna, meqenëse aso kohe ishte kuadër i Lidhjes Demokratike.
“Para disa viteve u përjashtua nga puna, sepse nuk ishte politikisht i deshiruar, megjithëse kishte eksperiencë dhe dituri juridike. Sot u rikthye ne shtëpinë e tij, që të japë kontributin e tij, z. Robert Camaj, nga sot Administrator Kryesorë i Komunës së Tuzit.Në komunën e Tuzit do të angazhojmë individët më të përgatitur, profesionalisht, dhe që e kanë Malesinë në zemër, në menyrë që atë ta zhvillojmë!”, thuhet në kumtesë nga Komuna e Tuzit.
Albert Camaj