Formohet Organizata Turistike e Tuzit, zgjedhen organet drejtuese të saj

Më 20 maj 2019, u mbajt  mbledhja konstitutive e Kuvendit të organizatës Turistike të Tuzit në të cilën u zgjodhën organet e saj, Bordi udhëheqës si dhe ai mbikqyrës.
Kuvendi miratoi, poashtu, aktet themelore të Organizatës turistike, Statutin dhe Rregullorën e Kuvendit.
Në këtë mënyrë, u plotësuan kushtet për funksionim të kësaj organizate me rëndësi të veçantë për promovimin e potencialeve turistike të Malësisë në vend dhe jashtë tij.
Me forminin e OTT, Komuna e Tuzit si institucion është më e plotë në funksion të nevojave më të gjera për qytetarët e Malësisë.
Përveç të deleguarve të Kuvendit të Tuzit, të përbërë nga: Nik Gjeloshaj, Ivan Ivanaj, Fadil Kajoshaj, Smail Çunmulaj, Luigj Dedvukaj, Robert Camaj, Shtjefën Camaj, Haris Ramovic, Abedin Axhovic dhe Daniella Gjelaj, në kuvendin themelues morën pjesë edhe disa afaristë, si dhe përfaqësues nga shërbimet e hotelierisë dhe restorantëve nga treva e Komunës së Tuzit, si hotel “Oasis” dhe “Iliria”, restorantit “Troja” dhe “Niagara” si dhe të bareve “Teatro” dhe “Martini”.
Punën e Kuvendit, sipas detyrës, e kryesoi kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj i cili njëkohësisht u zgjodh edhe si përfaqësues i OTT-së në Organizatën Nacionale Turistike të Malit të Zi.
Në Bordin udhëheqës të Organizatës Turistike të Tuzit, u zgjodhen Nik Gjeloshaj, Luigj Camaj, Allmir Lulanaj, Bilal Dreshevic dhe Fisnik Gjokaj, ndërsa në bordin mbikqyrës u zgjodhen Anton Camaj dhe Sallem Nikovic.
Siç mesohet, nga burime jozyrtare, si kandidat potencial për pozitën e drejtorit të Organizates Turisitike të Tuzit, përmendet Leon Berishaj, nga radhët e Lidhjes Demokratike Shqiptare, përbërse e Forumit Shqiptar.
Malesia.Org