Gjuha shqipe bëhet gjuha e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut,  nënshkroi Ligjin për Gjuhët, i cili paraqiti gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare në  Maqedoninë e Veriut.
Presidenti  maqedonas, Stevo Pendarovski,  ka nënshkruar dekretet për 21 ligje të cilat nuk kishte pranuar ti firmos ish-presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov.
Nga kabineti presidentit të Maqedonisë së Veriut, kumtuan se mes të tjerash janë nënshkruar edhe dekretet e Ligjit për Agjencinë Operative Teknike, Ligji për Regjistrin Qendror për të shpërngulurit, për Mbështetjen financiare për investimet, Ligji për komunikime elektronike, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor dhe Ligje të tjera të cilat për shkak se mbanin e emrin e ri të shtetit u refuzuan nga ish presidenti i atij vendit.
Malesia.Org