Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, pritet nga Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në MZ, Faik Nika, zhvilloi një takim pune në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, në të cilin u  mirëprit nga ministrja znj. Besa Shahini me bashkëpunëtorë.

Ai në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar, së bashku me disa nga anëtarët e Komisionit për Arsim, diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me arsimin shqip në Mal të Zi. 

Në këtë takim u  trajtua çështja e kuotave në universitetet publike për studentët shqiptarë nga Mali i Zi, thjeshtëzimi i procedurave për aplikim në universitete për kandidatët nga trojet si: vula apostile, procedura e njësimit të diplomave të shkollës së mesme etj, çështja e pajisjes me leje qëndrimi për studentët nga Mali i Zi, nevoja për kuota të veçanta për studime të thelluara në institucionet publike (Master, Doktoraturë, Specializime në lëminë e mjekësisë), përshpejtimi i procedurave për nostrifikimin e diplomave të atyre që diplomohen në universitetet e Shqipërisë; si dhe shqyrtimi i mundësisë për asistencë me mjete mësimore e didaktike, lektyra shkollore, harta gjeografike në gjuhën shqipe etj, thuhet në kumtesë nga KKSH. 

Malesia.Org