Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, priti sot në takim nxënësit e shkollës 9-vjeçare në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës,
“Shumë i lumtur të ndaja sot në Durrës momente të jashtëzakonshme, tepër të këndshme dhe interaktive, me nxënësit e mrekullueshëm të shkollës 9-vjeçare në gjuhën shqipe në Dacaj të Rozhajës, të cilët prej dy ditësh po vizitojnë Shqipërinë. Ruaj kujtime mbrësëlënëse nga vizita ime e pak muajve më parë në shkollën e tyre dhe ndihem mirë që këta fëmijë, shkëlqejnë në mësime, e duan kaq shumë Shqipërinë dhe ndihen krenarë që janë shqiptarë.Mirënjohje e falënderim për stafin pedagogjik për përkushtimin që tregojnë në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar në këto treva”, deklaroi Meta.
Malesia.Org