Partitë e pakicave në Kuvendin e MZ, përsëri kërkojnë ndalimin e dënimeve për simbolet kombëtare

Përfaqësuesit e partive të pakicave në Kuvendin e Malit të Zi, kërkuan përsëri ndalimin e dënimeve për simbolet kombëtare.

Deputetët e Koalicionit të Shqiptarëve, Genci Nimanbegu, Partisë Boshnjake, Ervin Ibrahimoviq dhe Iniciativës Qytetare Kroate, Adrijan Vuksanoviq, i kanë dorëzuar Kuvendit të MZ, propozimin për ndryshimin e Ligjit pët rregullin dhe qetësinë publike, në mënyrë që të mos ketë dënime për shkak të përdorimit të simboleve kombëtare.

Propozimin në fjalë e kishin dorëzua edhe në dhjetor të vitit të kaluar, por për të nuk pati shumicë pasi nuk u përkrah nga deputeti i Partisë Liberale Andrija Popoviq.

Me ligjin aktual, shpallja publike e simboleve të shteteve të tjera mund të cilësohet si provokim dhe tërheq dënime prej 100 deri në 500 euro.

Ndërkaq deri me tani, raste të shënuara të gjobitjes, kishte vetem kur është në fjalë flamuri shqiptar.

Malesia.Org