LDSH, takohet me kryetarët e Komunave, Rahovec, Deçan dhe Junik

Sot, kryetarët e komunave, Rahovec, Deçan dhe Junik, Smajl Latifi, Bashkim Ramosaj dhe Agron Kuçin, vizituan Komunën e Plavës.
Përveç takimeve me zyrtarët e Komunës së Plavës, ata u tokuan edhe me kreun e LDSH-ës, në Plavë-Guci, gjegjësisht me kryetarin Bujar Hasangjekaj dhe antarët Tahir dhe Ahmet Gjonbalaj.
Vizita në fjalë kishte të bente me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, si dhe me bashkëpunimin e mundshëm, në sfera të ndryshme, mes këtyre komunave.
Takimi me LDSH-në qe një takim vëllazëror, në vazhdën e takimeve në kontinuitet, që ky subjekt kultivonë me përfaqësuesit nga Kosova.

LDSH