
Siç dihet gjatë sezonit veror në qytetin e Ulqinit vijn një numër i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë në diasporë.
Ky është një moment i shkelqyer që ata të bashkohen të dëfrehen me të afërmit në vendlindje, nën tingujt dhe zërin e këngëtarëve më të njohur nga trojet shqiptare si: Elizabeta Marku, Alma Velaj, Shemi i Ilirëve, Valdet Luka, Muzafer Koliqi, Suad Shaptafa, Shoqëria Kulturore “Zana”, ku nuk do të mungojnë edhe surpriza të tjera. Programin do ta udhëheq moderatorja e njohur shqiptare Silvana Braçe.
Ky manifestim do të mbeshtetet nga institucione dhe persona të ndryshem në vendlindje. Po ashtu do të jenë të ftuar personalitete të njohura publike si deputet, ministra, kryetar të komunave shqiptare, kryetar të kuvendeve komunale, kryetar të subjekteve politike, diplomat etj.
Përfaqësuesi i “Albis Party” Naser Nika
thotë se ka qellim që ky manifestim të bëhet tradicional,çdo të martën e parë të gushtit, deshira e tyre është që të bashkojnë diasporën me bashkatdhetarët në vendlindje, raporton infoshqip.me