Miratohet Buxheti i Komunës së Tuzit për vitin 2019

Kuvendi i Komunes së Tuzit, në seancën e sotme miratoi buxhetin e komunës për vitin 2019, në vlerë prej 1.680.300,00€.
Buxheti i Komunës së Tuzit për vitin 2019, është përcaktuar në shumën totale prej 1.680.300,00€, të sistematizuara per: mjetet për shpënzimet operative në shumën prej 1.211.800,00€ dhe mjetet për shpënzimet kapitale në shumën prej 468.500,00€.
Shpenzimet operative në këtë Buxhet përfshijnë të ardhurat bruto të të punësuarve, të ardhurat e tjera personale, shpenzimet për material, shpenzimet për shërbime, mirëmbajtjen vijuese, shpenzimet e tjera dhe transfertat (transfertat institucioneve për sport, transfertat partive politike, transfertat organizatave joqeveritare dhe shoqatave, transfertat për ndihma sociale, transfertat e tjera individëve, transfertat e tjera institucioneve dhe transfertat e tjera). Ndërsa në Shpenzimet kapitale përfshihen: Hartimin e zgjidhjes ideore dhe Projektit Kryesor – Tribuna e stadiumit të KF “Deçiq”; Revizioni i Projektit Kryesor – Tribuna e KF “Deçiq” ; Hartimi i zgjidhjes ideore dhe Projektit Kryesor të shëtitorës nga Gjimnazi ”25 maji” deri tek ambulanca , në Tuz ; Mirëmbajtja investuese e rrugëve lokale; Rregullimin  dhe paisjen ne stasa të vrapimit pranë hekurudhës, nga nënkalimi në rrugën Tuz – Milesh deri në vendbanimin Hakshabanaj; Hartimin e zgjidhjes ideore dhe Projektit Kryesor për rekonstruksionin e rrugës Shipshanik-Dushiq-Vuksanlekaj (bajpasi me dy kalime); Hartimi i projektit Kryesorë për rekonstruksionin e rrugës Podgoricë – Tuz në pjesën nga ura e zharnicës deri tek kthesa për Shipshanik; Hartimi i projektit Kryesorë për rekonstruksionin e udhëkryqit tek kisha katolike në Tuz;   Rregullimin e sheshit të qytetit; Rregullimi i sinjalistikës rrugore; Rregullimi i aksit rrugorë pranë kopshtit në Tuz, Paisje zyrtare, inventar për organet e shërbimet e sapoformuar, si dhe porositja e automjeteve zyrtare për nevojat e organeve të sapoformuara (Administrata e të ardhurave publike lokale, Policia komunale, Drejtoria për ndërtim, pronë dhe investime, sekretariate dhe shërbimet.
Malësia.Org