Më 6 tetor 2019, te Shtëpia e Kulturës “Besa”, në Triesh, u mbajt manifestim argetues me rastin e festës së Zojës së Trieshit.
Në hapjen e programit Kolë Lucaj, përshëndeti të pranishmit duke i përshendetur bashkëvëndasit e vet si dhe musafirët duke u dëshiruar mirsëardhje për të festuar së bashku festën tradicionale “Zojën e Trieshit”.
Organizatorë të këtij programi argëtuas ishin pikërisht rinia e Trieshit, ku kishin pregaditur një program argëtuas me pjesmarrjen e këngëtarve Fran Lucaj , Rrok Gjergji dhe Gentijana Gjergji, ku përpos programit argëtuas kishin pregaditur edhe pije freskuase për të gjithë të pranishmit.
Malesia.Org