Një grup tifozësh nga Malësia ishin në Prishtinë për ti dhënë përkrahje përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen kundër Malit të Zi.
“Përveç Dardanëve që ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, përkrahje e madhe për Përfaqësuesen tonë erdhi edhe nga një vend që pak pritje.
Kosova mori mbrëmë një përkrahje të madhe në ndeshjen me Malin e Zi.
Përveç Dardanëve që ishin të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, përkrahje e madhe për Përfaqësuesen tonë erdhi edhe nga një vend që pak pritje.
Tifozë nga Tuzi kishin ardhur mbrëmë që ta përkrahnin Kosovën që në fund fitoi 2-0 ndaj malazezëve në kualifikimet për Euro 2020.
Natyrisht se kjo mbështetje e madhe ishte një plus i madh që t’ia dilnim mbrëmë ndaj Malit të Zi, e që numri i tyre ishte i madh.
Tifozët nga fshati Rrogath shfaqën flamurin kuq e zi në stadiumin historik, duke treguar se kishin ardhur për t’i dhënë mbështetje Dardanëve që shpresojnë të kualifikohen në Kampionatin Evropian”, shkruan Telegrafi.com. /MALESIA.ORG/