Gjeloshaj: Do i marrim të gjitha institucionet në paketë ose asnjë

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi për gazetën “Dan”, se nuk do të marrin përsipër asnjë institucion në mënyrë individuale, por ato do ti marrin vetëm në paketë të gjitha së bashku me marrëveshje përfundimtare.
Gjeloshaj thekson se Komuna e Tuzit është e qartë se nuk do të marrë përsipër Qëndren Kulturore Informative Malësia, megjithëse lidhur me këtë Kryeqyteti ka këmbëngulë për një kohë të gjatë, duke i dërguar disa letra kryetarit të komunës së Tuzit, që komuna të marrë mbi vete finansimin e QKI “Malësia”, shkruan gazeta “Dan”.
Megjithatë, siç theksohet një kërkesë të tillë nuk e kanë pranuar, pasiqë ata kërkojnë që ti marrin përsipër të gjitha institucionet në paketë ose asnjë.
“Nuk do të marrim përsipër asnjë institucion, por vetëm në paketë të gjitha së bashku me marrëveshje përfundimtare. Kështu që QKI Malësia, tregu, ujësjellsi, sherbimet komunale do të kalojnë në kompetencat tona, të gjitha së bashku ose asnjë. Kjo është një çështje që nuk është më korekte dhe nuk dua ta diskutoj. Të marrim përsipër vetëm shpenzimet që ka QKI Malësia dhe sherbimet komunale por jo edhe të ardhurat që i ka tregu dhe ujësjellsi?. Mundet, vetëm të gjitha bashkë. Asgjë tjetër nuk do të jetë e mundur edhe me çmimin që ky institucion të jetë jasht funksionit nga 1 janari”, deklaroi Gjeloshaj.
Ai tha se punëtorët e QKI Malësia nuk janë në kompetencat e Komunës së Tuzit.
“Ky institucion kulturor nuk është në kompetencat tona. QKI është institucion publik i themeluar nga Kuvendi i Kryeqytetit. Njëjtë si tregu, ujësjellsi, sherbimet komunale. Kur Kuvendi i Kryeqytetit ti kalojë Komunës së Tuzit pronësinë e të gjitha institucioneve në territorin tonë, ne do ti marrim përsipër të gjitha”, deklaroi Gjeloshaj.
Malesia.Org