Lorik Cana në Tuz, do të ndërtohen fusha sportive për fëmijë

Ish Kapiteni i njohur i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, vizitoi sot Malësinë.

Ai fillimisht vizitoi komunen e Tuzit, ku u prit nga Kryetari, Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, si dhe nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq.

Gjatë këtij takimi, kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj falenderoi ish kapitenin për  vizitë si dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim përmes projekteve të ndryshme në të ardhmën e të cilat do të reflektohen në të mirë të vendit si dhe të banorëve.
Siç kumtohet nga komuna e Tuzit, Cana uroi udhëheqësinë e re të komunës së Tuzit duke u dëshiruar punë të mbarë në misionin e tyre. Gjithashtu ai potencoi mundësinë e bashkëpunimit me komunën e Tuzit përmes fondacionit “Lorik Cana 5” në projekte të ndryshme.

Më pas, Cana i shoqëruar nga kryekuvendari Kajoshaj dhe nënkryetari Ivanaj, me bashkëpunëtorë vizituan edhe parashkolloren” Gjina Verbica”, në Tuz.

Kohë më parë, Cana, themeloi në Shqipëri, Fondacionin Lorik Cana 5, i drejtuar në dy degë, Sport dhe Kulturë, me theksin te trashëgimia kulturore, prandaj, siç shprehet per portalin Malesia.org, vetë Cana, Fondacioni që udheheq, ka për qellim që edhe në Malësi të investoi në ndërtimin e fushave sportive si dhe në ndërtimin e një programi edukativ për fëmijët në sistemin parashkollor, duke i ofruar atyre ambiente sportive dhe edukim për tu njohur me sportin që në vegjëli.

Lorik Cana veçohet për punën e madhe që ka bërë si sportist për të ngritur lart vlerat e kombit dhe flamurin kuq e zi.

Vlen të ceket se Lorik Cana, gjatë fushates parazgjedhore të Forumit Shqiptar, për zgjedhjet lokale në Komunë të Tuzit, permes një video-prononcimit, nuk ka nguruar tu baj ftesë ndjekësëve të tij në “Instagram” dhe “faceebok, që të përkrahin Forumin Shqiptar.

Malesia.Org