Këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Ulqinit të enjten mbrëma, në mbledhjen urgjente, me shumicë votash kanë miratuar rebalancin e buxhetit për vitin 2019, si dhe Vendimin për shitjen e tokës në pronësi të Komunës së Ulqinit, shkruan portali Ul-Info.com
Lidhur me këtë. Qeveria e Malit të Zi pak orë më herët miratoi Vendimin për dhënien e pëlqimit Komunës së Ulqinit për tjetërsimin e patundshmërisë dhe obligoi Drejtorinë për Patundshmëri që, në cilësinë e ofertuesit, të lajmërohet në konkursin publik për shitjen të cilin do ta shpallë Komuna e Ulqinit, me ofertën për blerjen e pronës deri në vlerën prej 3.552.000 euro.
Ndëraq, Përfaqësuesi i Iniciativës qytetare Bekim Basha vlerësoi se shitja e tokës është gabim i madh i pushtetit komunal.
Kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq tha se ky është model i mirë për dalje nga bllokada e xhiro llogarisë, në të cilin gjendet komuna e Ulqinit, tash tre muaj e gjysmë, si dhe falënderoi zyrtarët më të lartë shtetëror që i ndihmuan kësaj administrate lokale.
Pushteti në Komunën e Ulqinit, udhëhiqet nga këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve, subjekteve politike shqiptare; Forca, PD, UDSH, Perspektiva, LD në MZ, Socialdemokratet dhe Partia Boshnjake, kurse pjesë e opozitës janë vetem dy këshilltarë të Lëvizjes Qytetare Ura dhe këshilltari i PSD-së.
Malesia.Org