Reagon Nimanbegu për për gjobitjen e Domnorit për valvitje të flamurit kombëtar. “Përgjegja jon njerzore dhe politike e Shqiptarëve të vendosur do të jetë e tillë që ai të ndihet krenar me në”

Deputeti i Koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, (Forca-UDSH-ASH), njëheri edhe nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, reagoi  lidhur me gjobitjen e Irfan Damnorit për valvitjen e Flamurit Kombëtar në Krajë.

Në reagimin e Nimanbegut,  ndër të tjera thuhet,  se përgjegja e tyre njerzore dhe politike e Shqiptarëve të vendosur do të jetë e tillë që Domnori të ndihet krenar me ta.

Lexoni postimin e plotë të Nimanbegut:

“Irfan Domnori, miku im shumë vjeçar, njeri atdhetar dhe përkrahësi i çdo aktiviteti ynë kulturor, sportivë, kombëtar është dënuar nga Gjykata e Tivarit, për valvitjen e Flamurit Kombëtar.
Pasi që fola me të mbi rastin e djeshëm më dha një qetësi që unë nuk e kisha pasi që shumë nga ju më njoftuat për këtë rast.
“Për mua është nder të më dënojnë për Flamur” – më tha Irfani
Po postoj fotot nga arkivat e përbashkëta me Irfan Domnorin, trimin dhe shokun tim të nderuar!
Kurse përgjegja jon njerzore dhe politike e Shqiptarëve të vendosur do të jetë e tillë që ai të ndihet krenar me në!”, deklaroi Nimanbegu.