SHKA “KOHA” nga Dinosha, për herë të katërt me radhë, me rastin e 28 nëntorit – Ditës së Flamurit, organizon koncert festiv. Ky organizimi kësaj here bëhet në bashkëpunim me Komunen e Tuzit, Këshillin Kombëtar Shqiptar, QKI “Malësia” në Tuz dhe është Manifestimi qendror i shqiptarëve në Mal të zi me rastin e kësaj feste.
Në koncert do të marrin pjesë:
SHKA “Koha” Dinoshë
SHKA “Besa” Triesh
SHKA “Ramadan Sharkiq” Tuz
SHKA “Rapsha” Drume – Hot
SHKA “Ded Gjon Luli” – Hot
SHKA “Liria” Milesh
SHKA “Deçiq” Tuz
Mysafir special SHKA “Maja e karajfilit” nga Vuthajt si dhe këngëtar dhe instrumentalista nga trevat tjera shqiptare.
Pasi është hera e parë që kjo festë shënohen në komunën e pavarur të Tuzit Ju ftojmë që të merrni pjesë në numër sa më të madh dhe ta zmadhoni këtë mbrëmje festive.
Koncerti do të mbahet të enjten me 28 NËNTOR 2019 me fillim në ora 20 në sallën e QKI “Malësia” në Tuz.
SHKA “Koha”-Dinoshë