Filluan punimet në bulevardin Podgoricë-Tuz

Sot edhe zyrtarisht filluan punimet në bulevardin Podgoricë-Tuz.

Në hapje të punimeve morën pjesë Kryebashkiaku i Podgoricës Ivan Vukoviq me bashkëpunëtor si dhe zyrtarë nga Komuna e Tuzit, në krye me kryekuvendarin Fadil Kajoshaj, nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, drejtori i SHPK “Komunale”, Tuz Nikollë Camaj, sekretarja e sekretariatit për vetqeverisje lokale Marina Ujkaj, etj.
Faza e parë e këtij projektit do të jetë nga Podgorica deri në Cem.
Për rreth bulevardit janë paraparë të ndertohen shtigjet për biçikleta si dhe trotoari.

Vlera e këtij projekti është rreth 2.2 milion eura.

Ndërkaq, Ivan Ivanaj nenkryetari i Komunës së Tuzit, ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të shpallet tenderi për hartimin e projektit kryesor të pjesës së bulevardit nga ura e Zharnices deri në Tuz.

Malesia.Org