U mbajt Shqyrtimi publik për “Propozimin e Planit lokal aksional për të rinjtë e Komunës së Tuzit”

Sot në sallën e Kuvendit të komunës së Tuzit, nën organizimin e Sekretariati për vetëqeverisje lokale, u mbajt Shqyrtimi publik qëndror lidhur me “Propozimin e Planit lokal aksional për të rinjtë e Komunës së Tuzit”.

Prezantimin e këtij Planit, e bëri sekretarja e sekretariatit për vetqeverisje lokale, Marina Ujkaj.

Me Ligjin për të rinjtë, janë rregulluar mënyrat e përcaktimit dhe realizimit të politikës së rinisë, si dhe masat dhe aktivitetet të cilat ndërmerren me qellim të avancimit të pozitës shoqërore të të rinjve dhe krijimi i kushteve për realizimin e nevojave të tyre në të gjitha fushat e interesit.
Sipas Ligjit më lart, njëra prej mënyrave, si mund të krijohet dhe realizohet politika rinore në nivel lokal si dhe sjellja e Planit lokal aksional për të rinjtë i cili duhet të përmbajë masa dhe aktivitete të politikës rinore në nivel lokal, në mënyrë që të realizohet interesi dhe nevoja e të rinjve.
Në pajtim më rregulloret ligjore, Komuna e Tuzit i është qasur sjelljes së dokumentit në fjalë me të cilin janë përmbledhur fusha ë ndryshme dhe ato: arsimi, aktiviteti dhe pjesëmarrja e të rinjve në bashkësitë shoqërore, informimi i të rinjve, nevoja e tyre dhe ngjashëm. Në dokumentin në fjalë janë përfshirë dhe paraqitur situatat reale dhe nevojat me të cilat përballën të rinjtë në Komunën e Tuzit. Përveç kësaj, me planin lokal aksional është vënë theksi te rëndësia e vendosjessë qëllimeve dhe realizimit të aktiviteteve të domosdoshme për realizimin e tyre, përmes bashkëpunimit të përbashkët me institucionet përkatëse, organizatat joqeveritare, shoqatat, dhe të gjitha subjektet e interesuara të cilët mund të ndihmojnë deri te zgjidhja e qëllimeve në afatet e parapara kohore.
Për nevojat e dokumentit zhvillimor, për të rinjtë e Komunës së Tuzit është realizuar anketimi. Sipas Ligjit për të rinjtë, si të rinj trajtohen personat që i kanë plotësuar 15 vjet deri në moshën 30 vjeçare, dhe në pajtim me këtë moshë është zhvilluar edhe anketa të cilën e kanë plotësuar 160 të anketuar. Anketimi është realizuar me qëllim të njohjes së problemit , prioriteteve dhe nevojave të të rinjve nga territori i Komunës së Tuzit. Në bazë të hulumtimeve është bërë analiza e problemit të gjendjes aktuale dhe në pajtim me këtë është hartuar Plani lokal aksional për të rinjt në Komunën e Tuzit.
Plani aksional për të rinjtë është hartuar në pajtim më dispozitat e Ligjit për të rinjtë („Fleta Zyrtare e Malit të Zi“, nr 025/19 dhe 27/19) dhe me udhëzimet e Strategjisë për të rinjtë për periudhën 2017-2021 të sjellë prej Ministrisë së sportit dhe Ministrisë së arsimit të Malit të Zi, si dhe dokumenteve të tjera relevante ndërkombëtare të cilët rregullojnë dhe merren me problematikën dhe zhvillimin e të rinjve.

Malesia.Org