Vazhdimësi e takimeve të Shoqatës “Koja“ me kojasit dhe miqtë e tyre

Pjetër Jaku

Me datën 16 Nëntor 2019, nga ora 7pm deri përtej mesnate, në njërën nga sallat e Kishës së Shën Palit, Rochester Hills, Michigan u bë mbrëmja e dytë e Kojasve që jetojnë e punojnë në Amerikë. Si të vetmen shoqatë që kanë, ata kishin ardhur edhe nga shtet të tjera të Amerikës dhe Kanadaja. Për t’i dhënë tjetër atmosferë, mbrëmjes festive, nga New Yorku kishte ardhur artisti i njohur, këngëtari Gëzim Nika. Si edhe një vit më parë, mbrëmjen e këtij viti e drejtoi, intelektuali i njohur nga Koja, Ndue Ivanaj. Duke ia dhanë fjalën për të bërë bekimin e darkës dhe ndihmave që po jepeshin, Dom Ndue Gjergjit, ai foli edhe per qellimin e ketij takimi.. Përshëndetjen e mirëseardhjes dhe të hapjes së mbrëmjes e bëri Kryetari i kësaj Shoqate, aktivistti i njohur në komunitetin shqiptar të Amerikës, Marash Nucullaj, i cili i falenderoj pjesëmarrssit e kësaj darke vëllazërore dhe miqësore, pasi të pranishëm kishte dhe miq të kojasve. Në fjalën e tij, Marashi theksoi në veçanti: “ Koja asht e të gjithëve, jo vetëm e atyne që kanë mundësi të kontribojnë për të. Secili me mundësitë e veta e ka deshirën për të ndihmuar vendin e tij. Pra, Kojen e kanë të gjithë njëlloj. Të gjithë e duan vendin e tyne njësoj. Të gjithë janë ndera e vendit të tyne dhe të nderuar.” Vllaznitë e Kojës, pothuaj familjarisht ishin të pranishëm, jo veç aq, por edhe të gatshëm për të ndihmuar për vendlindjen e tyre. Veç në këtë mbrëmje, Kojasit dhe miqtë e tyre dhanë afro 50 mijë dollarë, pothuajse dyfishin e vitit të kaluar.

Në shkrimin e vitit që shkoi, kemi shënuar edhe për Historinë e Kojës dhe trimat kojas që dhanë jetën në Kryengritjen e njohur të Malësisë, të cilët lehtësisht në kushtet kibernetike të kohës mund t’i gjëjnë. Poashtu, kemi theksuar se Koja përbëhët nga 10 barqe, fise, të cilët poashtu i kemi shenuar në shkrimin e vjetshëm, ku në përfqaësi, ( Këshillin e Shoqatës ) janë dhjetë anëtarë.

Moderator i mbrëmjes, Ndue Ivanaj, ftoi Kryetarin e Shoqatës, Marash Nucullaj që të paraqesë një raport të shkurtër rreth ndihmave që u bënë me parat e grumbulluara vitin e kaluar. Vetëm sponorizime të studentëve excellent, nga Koja ishin për 12 të rinj. Ky është objektivi kryesor i kësaj shoqate, veç ndihmave të përkohëshme që mund t’u jepen të vobegëtve, të cilët falë punës së tyre dhe ndihmës së të afërmëve, sa vijnë e pakësohen. Por, nga raporti del se ndihmat ishin dhënë edhe në shumë aspekte të tjera humanitare, deri në ndërtim shtëpish, në bashkëpunim me asocacionet e ndryshme nga Malësia

Më pas , Mark Lucaj raportoj për objektet që ishin bërë e ndihmuar në Kojë gjatë vitit që po shkon ( që nga vjet ) dhe, pikërisht për këtë, Kryesia e Shoqatës kishte menduar tu jepte disa mirënjohje me dedikime të ndryshme, secilit sipas ndihmave që ka dhënë.

Kolë e Tomë Ivanaj iu dha mirënjohje për ndihmën konkrete që kanë dhënë në ndërtimin e Shtatorës së Shna Ndoit në Kojë. Pjetër Ulajt në dallimin si anëtarë i kryesisë së Shoqatës, Marash Ulaj si aktivist në komunitetin shqiptarë ta Michigani për problemet të rëndësishme kombëtare, vëllezërve Gjekë, Lucë e Tomë Gjonlekaj për ndihmën në të holla që kanë dhënë e japin, që kur u krijua shoqata. Klubit Futbolistik “ Koja” për rezultatet e arritura, në aktivitetet futbollistike të diasporës në Amerikë. Famullitarit të Kishës “ Zoja Pajtore”, Dom Ndue Gjergji për përkrahjen që u ka dhënë veprimtarive të shoqatave të Malësisë dhe konkretisht Shoqatës “ Koja”.

Kryetari i Shoqatës, Marash Nucullaj, ritheksoi gjatë mbrëmjes edhe projektet e reja që janë për tu realizuar në të arthmen, pasi Kryesia të krijoj financa të qendrueshme për investime të mbeshtetura me projekte konkrete, të cilat së shpejti do të bëhën të njohura publikisht. Si edhe në raste të tjera, Marashi, veç qendrave fetare, përshendeti dhe mediat e pranishme, si Gazeten Illyria dhe botuesin e saj Vehbi Bajrami, TV Boin , Malesia.org, Televizionet shqiptare të pranishem, si: TVSHA, ACTV, AlbdreamsTV, Revisten “ Kuvendi”, me pronarë Gani Vilen, Albert Spahi dhe Rush Dragu. Në mbrëmjë u lexuan edhe përshendjet nga Malësia të Nik Gjeloshaj dhe Ivan Ivanaj.

Gëzim Nika, e mbajti të ndezur atmosferen festive të kojasve, por solli edhne një lajm të rëndësishëm kulturor. Me kompozitorin e njohur Edmon Zhulali, kishte sjellur në këngë Lahuten e Malësisë, me 24 orë xhirime televizive, nje aksion kulturor i një rëndësie kombëtare.