Meta: Faleminderit Kosovë e dashur, na bën krenarë të gjithëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar Kosovën për ndihmën e pakursyer ndaj qytetarëve të Shqipërisë.

Ai qenë në mesnatë në Thumane, në zonën më të goditur nga tërmeti shkatërrues që la pas deri tani 24 viktima.

Kreu i shtetit shqiptar ka qenë në shoqërinë e Zv.Kryeministrit në detyrë të Kosovës,Fatmir Limaj.

“Pata kënaqësinë të takoja në Thumanë, njësitë e specializuara të emergjencës së Kosovës që po ndihmojnë banorët e kësaj zone të dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.
I falenderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!
FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”, shkruan Meta.