Urime festën e Krishtlindjes

Portali MALESIA.ORG uron gjithë shqiptarët e besimit Krishterë gëzuar festën e Krishtlindjes. Paqa, dashuria, shëndeti e lumturia mbizotërofshin në familjet tuaja.

Ashtu si na shërbyen ndër shekuj, le të na shërbejnë këto festa për forcimin e bashkëjetesës, harmonisë e mirëqenies duke
qenë më pranë njëri-tjetrit pa dallime të përkatësisë fetare.

Për shumë mot!