Gaz lotsjellës dhe kacafytje mes deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi, miratohet Ligji për Lirinë e Fesë

Kuvendi i Malit të Zi, me vota të mazhorancës dhe deputetëve të PSD-së, miratoi Ligjin për Lirinë e Fesë.

Seanca plenare nuk shkoi siç duhet pasi u përcjellë me gaz lotsjellës, ofendime dhe përleshje mes deputetëve të pozitës dhe deputetëve të Frontit Demokratik.

Deputetët e koalicionit qeverisës dhe PSD-së, refuzuan njëzëri 103 amandamente të Frontit Demokratik, për Propozim Ligjin për Lirinë e Fesë.
Për miratimin e këtij Ligjit votuan 45 deputetë të përbërë nga deputetët e PDS-së, SD-së, Partisë Liberale, Partisë Boshnjake, Iniciativës Qytetare Kroate, Forcës, si dhe te 4 deputetëve të PSD-së, nga radhët e opozitës.

Malesia.Org