Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Lajmin e kanë bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa. Të dy liderët hanë në një konferencë për media se kanë vlerësuar se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës.
“Ne sot u takuam me profesor Isa Mustafën, u takuam dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër që ta zgjedhim qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen e jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverise së re”, tha Kurti.
Kurti tha se Qeveria do t’i kenë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra. Postit i kreut të Kuvendit do ti takojë LDK-së, ndërsa çështja për presidentit do të zgjidhet në të ardhmen mes dy liderëve të partive. Sipas kësaj marrëveshjeje, LVV pritet të udhëheqë 6 ministri, aq sa dhe LDK-ja. Ndërkaq, 3 ministri do t’i takojnë komuniteteve.
“Sa i përket presidentit nuk është pjesë e marrëveshjes që sot e kemi nënshkruar. Do të jetë çështje për të cilën do të dakordaohemi unë dhe Kurti si lider politik dhe do ta zgjedhim edhe atë çështje në kohën që është e domosdoshme”, tha Mustafa
Dy partitë do të mbledhin organet vendimmarrëse që ta miratojnë marrëveshjen.
Më 3 shkurt, në seancën plenare të thirrur nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti, pritet të votohet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, të udhëhequr nga LVV-ja dhe LDK-ja.