KKSH dhe Keshilli Kombetar i Shqiptareve të Luginës së Presheves nënshkruan Marreveshje Bashkpunimi

Sot kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe kryetari i Keshillit Kombetar të Shqiptareve në Luginën e Presheves, z. Faik Nika dhe z. Ragmi Mustafa, nënshkruan Marreveshje Bashkpunimi, për çeshtjet që lidhen me interes të përbashkët me fokus në ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptareve në të dy shtetet.

“Ne si komb, per nje kohe te gjate kemi jetuar ne nje shtet dhe ne te njejtin sistem politik, keshtu qe edhe sfidat per ruajtjen dhe avancimin e çeshtjes kombetare po thuaj se i kemi te njejta, me perjashtime te vogla. Ne baze te merrveshjes do te mundesojme shkembimin e pervojave te mira ne vendet respektive, ne perpjekjet per ruajtjen e gjuhes, trashigimise kulturore, bashkepunim per çeshtjet e arsimin ne gjuhen amtare ne te gjitha nivelet, media dhe informimi ne gjuhen shqipe, perpjekjet per realizimin e projekteve te perbashketa nderkufitare nga fondet BE-se etj.Ruajtjen e identitetit kombetar e kemi amanet dhe duhet t’a kemi prioritet çdo dite te jetes tone”, deklaroi kryetari i KKSH-së, Faik Nika.

Malesia.Org