Nga sot, në Mal të Zi hynë në fuqi Ligji për siguri të komunikacionit, me të cilin, përpos gjobës, parashihet edhe burgim

Në Mal të Zi nga sot fillon zbatimi i Ligjit të ri për siguri të komunikacionit rrugor, me të cilin, ata që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit ose tejkalojnë kufirin e shpejtësisë së lëjuar, përveç gjobave, do të dënohen edhe me burg.

Për kundërvajtjet në komunikacion gjobat do të jenë më të larta se ato të mëparshmet, patentët nuk do të merren, por sipas procedurës gjyqësore do të shqiptohen masat me të cilat do të ndalohet drejtimi i automjetit, kurse shkelja e kësaj ndalese do të sanksionohet rëndë.

Për veprat të rënda në komunikacion, Ligji parashikon burgim nga 15 deri në 60 ditë për drejtuesit që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit me përqendrim 2g/kg ose më shumë, për ata të cilët drejtojnë automjetin nën ndikimin e lëndëve narkotike, si dhe për ata që tejkalojnë shpejtësinë  70 km/orë ose më e lartë se sa shpejtësia e lejuar.

 

Malesia.Org