Karnevali në Malësi – 25 vjetori

Manifestimi tradicional i 25-ti më radhë i “Karnevali-Koret” nga Tuzi, do të mbahet nga data 21 deri më 25 shkurt 2020, thuhet në njoftimin e shoqatës “Karnevalet-Koret”.

Sivjet është i paraparë programi si në vijim:
  1. 21.02.2020 – “Filmi dokumentarë – 25 vite Karneval” në QKI Malësia në 19h – pastaj hapja e Carnival Bazaar në qëndër në Tuz
  2. 22.02.2020 – “Nata e humorit dhe satirës” – Agron Llakaj me mysafirë – QIK Malësia në ora 19h
  3. 23.02.2020 – “Karnevali i fëmijëve” – Tuz në ora 13:30h
  4. 24.02.2020 – “Ballo nën maska” – Restoranti Troja në ora 20h
  5. 25.02.2020 – “Defileu kryesorë dhe koncerti muzikorë – Gjyste Vulaj” – Tuz.

Në këtë manifestim si zakonisht marrin pjesë edhe grupe të ftuara nga qytetet tjera në Mal të Zi, si dhe mysafir të shumtë vendas dhe ndërkombëtar duke ngritur nivelin e këtij manifestimi. Në pyetje është eveniment kulturorë nga i cili priten më se 3.000 shikues dhe pjesëmarrës.