75 Vjetori i golgotës serbo-malazeze ndaj malësoreve dhe udhëheqësve te tyre!

Shkruan: Tomë Nikë Camaj

Sot me 19 Shkurt 2020 u mbushen 75 vite nga masakra e radhes qe serbo-malazezet bene ndaj malesoreve. Per pese shekujsh Otomanet okupuan, torturuan, asimiluan dhe vrane shqiptaret pa dadhim krahine. Edhe pse ne fillim te shekullit 20 kur perandoria Osmane u largua, shqiptareve e posacerisht malesore nuk ju ndal e keqja. Kesaj here sllavet e jugut serbet, bullgaret, malazezet garuan se cilet bejn ma shume masakra, tortura, kolonizime, egzode dhe asimilime cnjerzor, ata garuan se kush zapton ma shume teritore shqiptare. Keta po mundohen ti cfarosin edhe ata pak shqiptare qe kishin mbet ne trojet e tyre iliro-shqiptare mbas sundimit pes shekullor. Pra okupatoret e rinje kishin per qellim likuidimin e popullates autoktone duke zhdukur ose duke i bere sherbetor te tyre udheheqesit shpirteror, krahinor, fisnor. Si turqit me pare edhe sllavet perdoren metoda te ngjajshme, ryshfete dhe beneficione per udheheqesit malesor, por ata qe nuk pranuan i burgosin dhe i pushkatojn nder ta edhe klerik, prijsit krahinor dhe fisnor si vojvode dhe flamurtar te Malesise. Kriminelet sllav kesaj here nen petkun komunist, rishfaqen ne menyre origjinale egersine dhe barbarizmin e babadhareve te tyre. Qysh nga shekulli 6 -12 kur turmat dhe hordhit sllave te Karpateve u versulen ndaj tokave tona dhe banoreve Ilir me te lashte te Ballkanit dhe Europes. As kesaj here nuk ben perjashtim nga gjyshrit dhe stergjysherit e vet, por ata garuan se kush vret dhe pret ma shume shqiptare. Ne Malesi kesaj radhe ne mengjesin te 19 Shkurtit aksioni i “sorrave te zeza” rrethuan shtepin e Tome Dedes Dushaj ku ishte strehuar vetem nje nate para Vaseli Mirash Asi Camaj. Shume ushtar te armatosur deri ne dhemb kishin rrethuar shtepin e Tomes, e marrin Vaselin dhe shkojn drejt kishes se Hotit. Aty marrin edhe At Zef – Leonard Tagaj, famullitarin e Kishes se Hotit. Edhe pse ne moshe te re Fratin e zhdukin sikur nje lider shpirteror, patriotik e intelektual, kurse Vaselin poashtu sikur nje patriot edhe si burre i dalluar e prijes i vellazenise se fisit Camaj dhe me gjere. Qellimet e ketyre likuidimeve ishin te qarta, mbase nuk thuhet kot se “cdo popull mund te sundosh dhe zaptosh ma lehte, kur i vret prijesat shpirtnore e kombetare” At Zef-Leonard Tagaj, dhe Vasel Mirashi Camaj nga fshati Vuksanlekaj u pushkatuan me 19 Shkurt 1945 rreth ora 11:35 para dite. Vaseli esht gjyshi im im. Lidhur me gjyshin tim kam ma shume njohuri per te shkruar sepse ende i kam te freskta kujtesen dhe tregimet e shumta dhe bisedat e babin tim Nike Vaseli Camaj, edhe pse ai iku nga kjo jete kur isha vetem 15 vjecar. Rrefimet e ti por edhe te gjyshes Files dhe te shume bashkevendasve tjere te moshuar si Vuksan Deda , Zef Gjoni, bashkshortja e ti Palina tash te ndjere dhe disa prej te cileve edhe sot jan gjalle si Tome Gjoni Berishaj 96 vjecar ne Michigan, Llesh Prela Camaj 99 vjecar me banim ne Vuksanlekaj, Mri Zefja Dushaj e lindur Berishaj qe vdiq ne Michigan para disa vitesh . Vaseli ishte i biri i Mirash Asit Camaj, Mirashin e interrnojn rreth viteve 1870-ta ne Afrike. Ai edhe pse ne moshe te thyer ishte bashkpuntor i hershem i Dedë Gjon Lulit, marr nga shkrimet e Pro. Dr. Romeo Gurakuqi dhe (tregime nga i moshuari Vuksan (Vuji) Dede te cilit edhe ati ia kan ekzekutuar baben Dede Niken Camaj ne vitin 1941 ku trupin e pa jete e kan gjet barinjet mbas dy javesh ne Gjytez jo larg nga Ploca. Mirashi edhe pse jo i ri, ai arrijti te ktheht ne vendlindje te vet mbas rreth tri viteve. Ai dinte shkrim e lexim dhe dinte te flase 3-4 gjuhe te hueja. Prandaj edhe djali i ti Vaseli si vojvode vazdon gjurmeve te atit per ti dale zot atedheut. Dadhimi esht se baba Mirashi okupator kishte osmanet kurse i biri Vaseli okupatore ishin sllavet e jugut. Pra ket nuk e pushkatojn rastesisht, edhe pse shume i ri, ai ishte ne shenjester sepse okupatoret e rinj e diniin aktivitetin patriotik qysh viteve per pavarsint te Shqiperis. Vaseli ne mosh te re e merrte me vehte kushrini Dede Niken Camaj (kumara i Koles djalit te Dede Gjon Lulit) ne tubibe dhe vende ku lypej me ken prijsat e fisit. Ai ishte adhurues dhe perkrahes i levizjes per bashkimin e trojeve shqipfolese ne nje shtet – Shqiperi.

Ne vitin 1919 regjimi sllave i asaj kohe e kishin burgosu Vaselin me shume malesore tjere, shumica e te cileve ishin hotjane. Por edhe pse Vaseli mberriti me u arratis nga burgu i Podgorices prapsepran mbas ma shume se 25 vitesh mberriten ta likvidojn. Prej afro njeqind burrave malersore sa kishin qene aty te burgosur me Vaselin, mberrin te mbijetojn nga torturat cnjerzore vetem rreth 12-13 malesor, ne mesin e tyre ka qen edhe dy te rinje si Amet Hysi Nikaj nga Ksheva e Grudes i cili rrefente: “Ne mesin e shume burrave malesor te burgosur ishte edhe Vasel Mirashi As”, gjithashtu ishte i riu Dede Preci Juncaj prej Plocet.” Vaselit i kishin lidhe nje hekur te rend per kembet, ai ne nje nate te ftofte me ere dhe shi na foli, duhet te ikim o burra, shumica nga ne iu pergjigjem , po na kapin dhe po na pushkatojn” ai na tha a nuk po e shihni se njejt jemi te vdekur nga totortuat, semundjet, uria dhe te ftuhtit ” ai edhe nje here e perseriti “O burra a po behemi gati te ikim dhe e perseriti “barabar jemi te vdekun dhe te maruam, a po shihni se per cdo dit po vdesin nga nja a dy, nga torturat, te ftoftit dhe urija”. Asnja nga ne nuk ju bashkuam kurse ai iku duke mbajtur hekurin e rend te lidhur per kamet”. Vaseli ishte i perzgjedhur i armikut sepse ai ishte i pa lekundur dhe ishte I vendosur qe ti permbahet idealit kombetat per bashkimin me Shqiperin, nuk mundej asesi ti shpetonte likuidimit, gje qe ndodhi rreth mbas 25 vjetesh kur likuiduan dhe burgosen burgosen shume hotjan ne Rapshe dhe me gjere. Edhe pse regimet dhe ideologjite mbas luftes se dyte boterore ndryshuan, okupatori dhe xhelatet sllav mbeten te njejt. Pra edhe pse mbreteria e sllaveve te jugut perfundoi prapseprape vuejtjet, vrasjet dhe torturat per malesoret nuk perfunduan. Tash djemet dhe nipat e tyre te ideologjis komunistet, edhe keta garojn me babadharet dhe gjyshrit e tyre se kush vret dhe torturon ma shume shqiptare. Ideologji tjeter po, por krimi cnjerzor mbeti i njejt. Ishte e logjikshme dhe e pritshme qe i biri ti ngjaj te atit dhe gjyshuit. Gjyshja ime Filja, bashkshortja e Vaselit e cila me tregonte: “burri im as gjysmen e motit nuk e kalonte ne shtepi me familje, ai ma teper ka qendruar ne male, pran liqenit te miq dhe shoke duke u strehuar. Ai deri at nate (me 18 Shkurt 1945) esht strehuar per nje kohe te pashanoku i tij ne Ksheve, te Marash Zefi Berishaj. Si duket, shqiptaroviqat kishin çuar lajmin te kriminelet gjakpirsa se kund sterehohej Vaselei . Ai vuri ne plan te largohet sa te erret nata, pashanoku i sugjeroj me shkua te miku i tij ku e kishte martuar vajzen Maren mbas Nikolles djalit te Tome Dedes Dushaj. Sa u be nate ai u largua dhe shkoi ne Arrze te Tome Deda, por katilat shqipfolsa kishin kryer detyren “mire” dhe kan lajmruar bosat e tyre xhelat se kund u vendos Vaseli. Keshtu ne mengjesin e 19 Shkurtit, ushtaret e shumte te armatosur deri ne dhemb rrethojn shtepin ku ishte Vaseli. Toma pasi ndegjon lehjet e qeneve afrohet ne dritare dhe sheh me dhjerta ushtare te armatosur rreth shtepise. Ne at momet Toma i thot Vaselit, te pregaditena se na kan rrethua, per nje momet edhe Vasel shiqoj nga dritarja por kur pa se ka shume ushtar ai tha, “Tome une do te dorzohem sepse ketu kemi gra dhe femi”, ne ato momente ndigjohen trokitjet e forta ne dere, del nusja e Nikolles, Mria (e cila kjo me ka treguar mua ne Michigan kur ishte rreth 91 vjecare) “E cela deren dhe ishin kater ushtare te armatosur shume, u futen brenda nen pretekstin me kontrollua per arme, ato momente, Vaseli i thot te zotit te shtepise, Lamtumire Tome. Pa e krye mire fjalen, Vaselin e arrstojne, e lidhin dhe as opakt nuk e lejojne me i bath, por nje femiu 3-4 vjecar ja japim opaket dhefemija i gjuan ne oborr…”- rrefen Marja e bija Marash Zefit Berishaj dhe grueja e Nikolle Tome Dedes Dushaj, e cila jetoj ne Sterling Hight ne Michigan, SH.B.A. deri sa mbushi 94 kur vdiq rreth vitit 2016.

Vaselin e marrin te lidhun dhe shkojn drejt kishet se Hotit, te At Zef -Leonard Tagaj, aty gjejn edhe nanen e fratit dhe dy vajzat e vllaut te fratit, Roza nipja e vogel ishte rreth tete vjecare dhe tjetra ishte rreth 12 vjecare. Roza sot gjindet me familje ne Bronx, NY, kurse motra tjeter sot ajo gjindet e moshuar me familjen ne rrethina te Ulqinit. Me Rozen jam takuar ne New York kah viti 2015/16, kam biseduar me te por nuk i kujtohen shume detaje te asaj kohe. Meshtari ne prezencen e nanes se tij dhe dy nipeve (vajzave te vellaut) per rreth nje ore qendrojn ushtaraket duke e torturuar fizikisht dhe psiqikisht. Famudhitari i lute xhelatet ta lejojn me e celebruar edhe nje mesh te fundit, por lutjet e ti te të pa njerzit jan te kota. Aty ne oborr te kishes filluene me u bashka edhe ma shum ushtar, mueren Fratin dhe Vaselin. Te lidhur i dergojn deri ne Lugje te Thedha ne shefi me Grude ku simbas nje bariu i mëshefur mbas çufrrave e ndegjon Vaselin duke i shar ushtaraket dhe mbas pak i pushkatojn. I qesin mbas ledhit dhe i mbulojn me zhgun të fratit, bariu mbasi largohen ushtaret vrapon dhe lajmron te afermit, hotjanet nje nder ta edhe Uce Dushaj shkojn me e marrin trupin e pa jete te fratit dhe e varrosin mbas kishet se Hotit. Per perkujtimin e 70 vjetorit te pushkatimit te ketyre dy patrioteve u muerme vesh me pater Franin me e punuar nje pllake perkujtimore apo shtatore per At Tagaj dhe Vasel Mirashin pran oborrit te kishes ne Hot, por gjithcka ndryshoi dhe ai punoi nje shtatore te vetme te At Zef Leonard Tagaj vetem e vetem se Frani nuk pranoj mos ti vinte asnje shenje kombetare si shqiponen e shqiptareve as ndonje shkrone se prej keta dy burra kam humbur jeten pra nuk pranoj ta vendos at flamurin Kuq e Zi qe qe e deshen Tagaj dhe Camaj aq shume.. “Frati” i “bindi” disa antar te “Fondit Humanitar” sepse premtoi qe do punohet si te duen antaret e Fondit dhe nje pjes e madhe e tyre iu nenshtruan klerikut edhe pse shumica nuk e pelqenin at variant te ndertimit trupores. Ai manipuloi mergimtaret dhe grumbudhoi rreth 100 mi dollar ne NY kurse harxhimet per truporen e Tagajt nuk shkonin as gjysma atyre te hodhave. Frati qe mblodhi te hollat ne New York. Frati i Sukruqit dergoj fjale edhe priftit Dom Fran Kolaj ne Michigan dhe shprehi deshiren me shkua ne Kishen e Shen Palit ne Rochester Hills me bashkua edhe atje te holla, por prifti me prejardhje nga Kosova nuk ju pergjigj pozitivisht. Pra Dom Fran Kolaj nuk lejoj manipulimet per gjoja grumbudhimin e te hollave per te ndertuar truporen e fratit te Hotit At Leonard Tagaj. Mbsi Kolaj e mori vesh se frati i Sukruqit nuk donte me vendos ne pllake pran kryqit edhe shqiponjen shqiptare me dy krena, pra Kolaj nuk pranoj ardhjen e ti ne kishen ku ishte ai famudhitar ne Michigan. Une isha i vetmi nga Michigani qe enkas shkova me marr pjese ne at tubim ne New York por kot se as frati as disa “shoke” e mi nga themelimi I Fondit mbeten lojal fratit te Sukruqit per mos vendosjen e shqiponjes se At Gjergj Fishtes qe e deshti aq shume.

Me 1993-94 kur gjendja ekonomike dhe politike ne trojet shqiptare ne pergjithsi e vecanarisht ne Malesi shkonte duke u keqesuar, me lindi ideja qe ne malesoret te themelojm nje shoqat patriotike – humanitare. Me disa bashkevendas malesore ne Janar 1994 themeluam fondin ne fjale qe sado pak te ndihmojm vendlindjen. Ndihmuam per organizimin e demonstratat ne SH.B.A , Universitete dhe student shqiptare, nevojnike dhe te semur malesor. Ne mbeledhjen e 18 Janarit 1994 ku themeluem “Fondin Humanitar Malesia” me zgjodhen kryetar per 4 vite.

Per ndertimin e pllakes perkujtimore dhe shpenzimet rreth ceremonis te inagurimit gjeta perkrahje morale dhe financiare te fort nga familja jon e Vasel Mirashit Camaj. Famudhitaret e kishes ne Malesin jo vec se e injoruan por edhe e kundershtuan duke provuar qe edhe ceremonin e vendosjes se trupores se At Tagan ta bejn ne te njejten dit qe kishim vendos ta bejm ceremonin e pllakes per du deshmoret. Ne familja Camaj bem nje ceremoni perkujtimore ku ne vendin e ngjarjrs u be zbulimi i pllakes perkujtimore ne Lugje te Thedha. Ne sadhen e Tuzit ishin te pranishem rreth dyqind bashkekombas, historian, akademik, profesor, intelektual dhe klerik nga Shqiperia, Kosova, Ulqini dhe me gjere, nder ta ishte akademiku i njoftun Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Pro. Dr. Frasher Demaj , profesor dhe intelektual nga Malesia, Dom Nike Ukgjini , hoxha i Tuzit Rexhep Lika, meshtari katolik Gabriel Grabanica dhe shume te tjere. Ne mbremje per te pranishmit shtueme nje darke ne restorantin Troja ne Tuz ku ishin prezent ma shume se 100 persona. Ne at ceremoni mueren pjese televizoni i Kosoves, ai nga Shqiperia dhe Boini, te pranishem ishin edhe familjar dhe te aferm te At Zef Leonard Tagaj nga Ulqini dhe rrethi i Tivarit.

Dede Gjon Lulit kur ka martua djalin Kolen e nxen kumar Dede Niken nga Vuksanlekajt, baben e Vuksan Dedes (Vujit). Per keto dhe shum arsye tjera mundohen ti zhdukin cdo malesor qe donin kombin dhe Shqiperin, donin te likuidojn ata shqipetar qe perkrahnin patriotet dhe trojet etnike shqiptare. Plaku Vuksan Deda Camaj si deshmitar i atyre kohrave, vdiq ne moshen 92 vjecare rreth vitit 1990. Ai na bisedonte me pasion dhe dhimbje per kohna te vjetra qe ai dinte por edhe qe shumicen i kishte perjetuar vet, sepse ai dhe te paret e ti kan qen hale ne sy te okupatorit sllav, te atin e ti Dede Niken e kishin pushkatuar me 1941 ne Gjyteza jo larg nga Ploca. Baba kur mueren lajmin se i kishin vra baben dhe fratin, bashke me Vujin dhe shum kushrinjeve tjer duelen ne Llugje te Thedha me e marr trupin e pa jet te Vaselit , e ulin at nate ne varrezat e fshatit ne Qye te Dolecit ne Vuksanlekaj, e vorrosin naten sepse kishte plot kriminel (ushtare). Frati u varros ne oborrin mbas kishet ku ka sherbye, kurse te dy keta I varrosin pa ceremoni kombetare as fetare .

Edhe pse baba im nderroj jete tragjikisht pa i mbush 48 vite dhe kur une isha vetem 15 vjecar. Ne moshe te re kam ndegjuar shum here rrefimet mbi tortunat dhe vuejtjet çnjerzore që perjetoj ai dhe shume te tjere gjate dhe mbas kesaj periudhe. Turma ushtarake e krimineleve sllav qe masakruan ne Hot, para nate nisen nga Kurreci, ku sipas nje deshmitari malesor Tome Gjoni Berishaj nga Kurreci 96 vjecar (pashanok i babit tim) qe esht gjadhe ende ku banon ne Shelbi te Michiganit, ai rrefen “Pa u err nate erdhen rreth njeqind ushtare ne Kurrec, un isha rreth 20 vjecar. Ata hyn me dhun per shtepija, merrshin cka deshten, kontrodhuan per arme, ushqim dhe flori, hagren cka gjeten dhe fjeten te gjith neper shpija te fshatit pa pyetur, duke na drejtua grykat e pushket ne drejtim ton. Ne nesermen ne mengjes u nisen “megjesi i zi u kjoft ater e tash” tha plaku dhe vazhdon. Te nesermen muerme vesh se te njejtit ushtar qe fieten neper shpija tona pushkatuan ne Fratin e Hotit dhe Vasel Mirashin. Nga aty ne mengjes nisen ne drejtim Selishtit.

Une Tome N. Camaj me meshtarin katolik me origjin nga Kosova, Gabriel Grabanica i cili ne kohen e luftes ne Kosove me 1999 nderpreu studimet per meshtar dhe u bashkangjit luftareve te liris ne Kosove. Ai muer pushken ne dore per ti dal zot atedheun nga hordhit barbare serbosllave. Kur lufta mbaroi vazhdi studimet dhe u be meshtar. Tash sherben meshtar ne nje fshat ne rrethin e Ulqinit.

Rrefimet qe kam ndegjuar nga baba im , gjyshja por edhe ma vone nga Vuksan (Vuji) Deda Camaj. Edhe pse heret ne mengjes disa ore mbasi kishin varros baben e vet me dhjerta ushtare u rrethojn shtepin, heret ne mengjes kushrinjet me te aferm u zgjuan heret nga gjumi kur ndegjuen zhurmen. Vuji rrefe : “I mueren i lidhun Zefin e Niken, te lidhur me tel dora dore tue i shti ne nje gjyp ushtarak, Nika kthehet e çon doren e majt sepse doren e djatht ja kishin lidhe me doren e majt te Zefit, ai na tha lamtumiren me keto fjal mahiret e shihna ne at jete ,pese femij tjere qe mbeten te shtepija vazhduan te qajnme. I madhi ishte vetem dhjet vjecar kurse ma i vogl ishte tri vjecar. Gjyshi dhe Gjyshja kishin 14 femi por nga varferija dhe vuejtjet u vdiqen te veqel shtate femi. Te nesermen, ekspeditat kriminale UDB-eske pushkatojne tre vllaznit Luce, Dode dhe Gjergj Preka Lulgjuraj, Zef Miliqin Lulgjuraj bashk me kumaren e tij Losh Gjoken Lajcaj nga Hoti dhe Kole Gjel Çakun nga Trieshi, gjithashtu ato dite u pushkatua edhe atedhetari dhe patrioti Pjeter Zeku Camaj. Pra vetem mbrenda disa ditesh u ekzekutuan nent burra malesore. Ne kerrkim per pushkatim ishin edhe disa tjere nder ta edhe Preke Gjoku Camaj nga Spija qe nuk e arriten ta pushkatojn. Te nesermen me 20 Shkurt heret ne mengjes arrestojn dy djemet e medhenj te Vaselit tash te ndjer, Zefi 23 dhe baba im Nike 20 per çudi nuk i pushkatuan duke ju falenderuar influences politike nderkombetare situata filloj e u zbut sado pak, kurse ekzekutimet e hapura politike pa gjygj u nderpren per momentin. I derguen ne burg, mbas dy muejeve u than qe Nika mund te vizitoi te shtepija. Nika foli i pari dhe u tha jo une por Zefin leshonjeni, ata than jo Zefi sepse ai esht i martuar e nuk kthehet ma, kurse Nika insistoj dhe ju pergjigj une do garantoj per Zefin , neseai nuk kthehet me mbani mua du fish, ata per cudi paranuan. Para se Zefi te nisej Nika e porosit vellan e madh “ik e mos u kthe ma ne kyt burg te madhkuar se ti je i martuar dhe nusen e ke shtatezan, nimoj nanes me rrit ata femi” Zefi veproj si e porositi vllau i vogel e, nuk u kthye ma ne burg. Nikën e mbajten ma teper se gjasht muaj ne burg duke e torturuar mizorish. Mbas qendrimit ne qeli per gjasht muaj Niken e derguan ne ushtar, ne at ushtri që i pushkatuan babën. U detyrua të qëndroj per tri vite rresht në ushti pa armatim dhe pa municion. Te gjith ata qe u flijuan per gjuhe, komb dhe atedhe ishin, jan dhe do mbesin deshmor, luftëtar dhe pishtar te liris, sepse keta u u likuiduan vetem per nje “faj” te vetem sepse ishin shqipetar dhe do mbeteshin shqipëtar ne trojet e veta ne nje shtet shqiptar I quejtur Shqiperi. Pra nese nuk marrim masa dhe lejojm perbuzjen, nencmojm keto figura dhe te tjereve si keta, bejm ekzekutimin e ketyre për të dytën herë. Sot mbas 75 vitesh duke “mbuluarr” dhe “meshefur ose shtremberuarl te verteten, dhe duke shpalosur vetem nje pjes te historis dhe veprimtaris se tyre dhe duke lan ne erresir veprimtarin dhe biografin e vertet, i bejm dëm historis sone, deshmoreve, neve dhe pasardheseve tone, sepse duke mshefur ose shtembruar te verteten sakatojm dhe demtojm te ardhmen tone e te pasardhesve tone. Nuk thuhet kot “ai popull qe nuk e njef te historin e vet te vertet nuk do te ket te ardhme te ndritur”. Me qedhim ose pa qedhim nuk duhet mbydhur syt as nuk duhet harruar kujtimi i burrave qe dhan jeten se bashku per te mos vdekur kurr, per nje ideal dhe nje qëdhim. Keta rane per gjuhen, kulturen dhe atedheun e tyre Shqiperin. Pra nuk duhet te tubohemi ose te bejm tubime dhe ceremoni vetem kur persona te caktuar e bejn per perfitime personale. Keshtu duhet te mbesin real dhe lojal gjuhes, flamurit dhe kombit qe i takojm, te u trashegojm pasardhesve tone keto vlera. Duke mos shpalosur vlerat kombetare u behet ndere krimineleve urdheruseve, ekzekutoreve te krimit te cdo kohe dhe simpatizuaseve, perkrahesve te tyre do cojm uje ne mudhirin e okupatorit. Deri sa te gjith ata qe u flijuan per te brojtur idealet e tona demokratike te shejta si gjuha, kombi, flamuri, kultura dhe atedheu. Pse jo edhe ne sot, qe kurr nuk ka qen ma lehte qe ti nderojm martiret, deshnoret dhe luftëtaret e liris dhe heronjet, te duem vetvehten gjuhen kombin duke respektuar te tjeret. Kurrsesi qedhimisht as nga naiviteti nuk duhet te bejm detyren e armikut, sepse malesoret nuk u flijua per religjioni, por per gjuhen, kombin dhe atedheun . Pra deshmoreve ton pa marr para sysh nga cila krahin vin duhet tu japin vendin e merituar, qe as armiku nuk mujti me i perkule. Mos te biem ne gracken e armikut por duhet te jemi vigjilent dhe te nderojm te gjith ata qe dhan jeten për atëdhe. Lavdi eshmoreve te te gjitha kohrave.

19. Shkurt 2020 Tome Nike Camaj