Në sajë të rrethanave aktuale në Mal të Zi, nuk ka gjasa të unifikimit të opozitës, andaj edhe paralajmërimi i bojkotimit të zgjedhjeve parlamentare që duhet të mbahën në muajin tetor mbetet çështje e politikës ditore, që u dëshmu me vendimin për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet lokale në komunën e Tivatit me 5 prill të këtij viti, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një opozitë heterogjene e cila si e tillë është në favor të pushtetit aktual.
Nga Nail Draga
Ndonëse në sajë të luftërave dhe shkatërrimit të shtetit të përbashkët në ish Jugosllavi shumë kush ka menduar së konceptët megalomane kanë përfunduar, ka qenë gabim, sepse politika serbomadhe ka mbetur gjithnjë faktor destabilizues në këtë regjion. Janë pikërisht, ngjarjët e muajve të fundit në Mal të Zi janë dëshmi autentike e një populizmi të tillë të paraprirë nga klerikët serbë, të cilët janë duke vazhduar realizimin e projektit të politikës serbomadhe, ku Kisha Ortodookse Serbe, është pararojë e një programi të tillë politik në këtë mjedis.
Pavarësisht së një politikë e tillë ka pësuar humbje si në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë e në Kosovë, aspiratat pushtuese janë të pranishme në politikën e tyre, ku si hapësira e fundit ka mbetur në Mal të Zi. Dhe një marshim i tillë publik është duke u realizuar dy ditë në javë( të enjten dhe të dielën) e veshur me ikonografi e kostumin e priftërinjëve ortodoks nën dirigjimin e Beogradit, duke qenë mbeshtetëse e politikës neofashiste serbe në hapësirën e ish Jugosllavisë, si në të kaluarën e deri në ditët tona.
Populizmi dhe ortodoksia serbe
Një koncept i tillë është duke u mbeshtetur edhe nga subjektët politike serbe në Mal të Zi, të cilët rënin e rejtingut të tyre e shohin si mundësi e rikthimit të votuesve të tyre për zgjedhjet parlamentare që parashihet të mbahën në tetor të këtij viti. Por, në këtë aspekt ndonëse kemi homogjenizimin e ortodoksisë serbe, ajo e opozitës politike nuk është unike, sepse kemi të bëjmë me opozitë me qasje të kundërta konceptuale e programore.
Madje bashkëpunimi dhe realizimi i një platforme unike për të ndryshuar pushtetin aktual, si duket do të jenë vetëm dëshirë e jo mundësi reale. Sepse nuk ka si të jetë ndryshe, kur në skenën e qytetëve në Mal të Zi është duke u demonstruar populizmi me regji nga Kisha Ortodokse Serbe, që na rikujton vitët nëntëdhjeta të shekullit të kaluar duke marrë përmasa politike, kundër pushtetit aktual në Malit të Zi.
Opinioni i gjerë është informuar me deklaratat raciste të deputetëve serb në Kuvendin e Malit të Zi, të cilët haptaskanë akuzuar deputetët joortodoks se të tillëve nuk duhet lejuar votimin e disa ligjeve. Një retorikë e tillë fashiste është kundër konceptit qytetar të shtetit por më dëshirë do ta rikthenin në ate teokratik, duke eliminuar pjesëtarët e popujve joortodoks të cilët janë pengesë për të realizuar konceptin e ideologjisë serbomadhe.
Mosbesim në procesin zgjedhor
Dukuria e mosbesimit në procesin zgjedhor në Mal të Zi nuk është e kohës së re, por ajo ka qenë e vazhdueshme, pothuaj nga miratimi i pluralizmit, duke mbetur çështje e kontestimit nga ana e opozitës. Por, një dukuri e tillë është konstatuar edhe në sajë të raportëve nga ana e institucionëve ndërkombëtare. Madje nuk është e tepërt të thuhet së procesi zgjedhor në Mal të Zi është nën nivelin e vendeve në regjion, ku si shëmbull pozitiv mund të shërbejnë Sllovenia e Kroacia, por nuk duhet përjashtuar me këtë rast edhe zgjedhjet e 6 tetorit 2019 në Kosovë, që ishin model edhe për të tjerët.
Në gamën e çështjeve të mosbesimit në procesin zgjedhor është duke ndikuar mos funksioni i i shtetit ligjor, korrupcioni, nepotizmi duke marrë përmasat e shtetit partiak e jo të qytetarëve. Me një fjalë kemi të bëjmë jo me institucionët e pavaruara por të kapura nga politika e pushtetit. Ndërsa mosbesimi në procesin zgjedhor arriti kulmin në publikimin e aferave korruptive financiare jolegale të DPS-it gjatë fushatës parazgjedhore, duke irituar opinionin e gjerë. Një situatë e tillë dëshmon se Mali i Zi vazhdon të jetë i pakonsoliduar edhe pse janë bërë tri dekada në shoqërinë pluraliste.
Shqiptarët në një apo dy lista zgjedhore
Duke marrë parasysh së nuk u bënë ndryshime në ligjin zgjedhor, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të realizohen sipas ligjit zgjedhor ekzistues. Ndonëse për këtë ligj kanë pasur vërejtje edhe subjekte të ndryshme për ne shqiptarët jo që është i pa përshtatshëm, por është diskriminues, sepse shqiptarët mund të fitojnë maksimalisht tre mandate të deputetëve, duke iu mohuar të drejtat e arritura më herët, që është në kundërshtim më drejtat qytetare e nacionale në Mal të Zi.
Ndonëse deri më tash në mes subjektëve politike të shqiptarëve nuk është organizuar ndonjë takim në lidhje me mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje me një listë zgjedhore, qarkullojnë zëra së do të ishte e udhës që kësaj herë një ide e tillë të realizohet në praktikë. Si motiv i tillë shërbën unifikimi i subjektëve shqiptare në Malësi me rastin e zgjedhjeve lokale për komunën e Tuzit, në mars të vitit të kaluar, duke arritur një rezultat spektakular, me fitore të merituar. Një veprim i tillë do të ishte e udhës të ndodhë edhe me zgjedhjet parlamentare që do të mbahën në tetor të këtij viti. Por, duke marrë parasysh përvojën e mëhershme, kur shqiptarët në zgjedhje kanë dalur jo më një e dy por edhe më katër lista zgjedhore, dyshimet në këtë aspekt janë të mëdha. Sepse, te subjektët politike të shqiptarëve janë të pranishme liderizmi, egoizmi dhe grupët e ndryshme klanore, andaj ndonëse është e dëshirueshme, do të jetë e vështirë të formohet një listë e përbashkët.
Por, nëse diçka e tillë do të jetë e pamundur, mbetet si mundësi e vetme formimi i dy listave zgjedhore, ku realisht mund të fitohen dy mandate, edhe pse ligji ekzistues e mundëson tre të tillë. Megjithate mbetët të presim se si do të evoluojnë çështjet në muajt në vazhdim.
Opozita heterogjene favorizon pushtetin
Në sajë të përvojës së deritashme në Mal të Zi nuk ka ndodhur që të bojkotohën zgjedhjet, edhe pse deklarime të tilla ka pasur nga subjektët politike të opozitës. Por, edhe nëse një ide e tillë do të jetë e qendrueshme vështirë se opozita do të ishte unike, duke marrë parasysh së ajo është heterogjene, si në aspektin nacional, fetar e politik. Në favor të këtij konstatimi është informacioni i ditëve të fundit, së në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahën me 5 prill në komunën e Tivatit, partitë opozitare serbe kanë informuar së do të marrin pjesë në zgjedhje, madje ftojnë opozitarët tjerë që të dalin në një list të përbashkët. Duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me opozitë heterogjene, situata e tillë nuk ka dilemë së favorizon pushtetin aktual, ku zgjedhjet lokale në Tivat do të jenë testi politik i radhës.
( 27 Shkurt 2020)