Malësia ka nevojë për ndihmë – Fillojnë donacionet në Komunën e Tuzit

Malësia sot ka kaluar ditën e tretë të izolimit, i cili po bëhet si masë e parandalimit të përhapjes së Koronavirusit.

Në këtë situatë të krijuar, Komuna e Tuzit përmes Shtabit emergjent të saj dhe vullnetarëve, pandërprerë bëjnë shpërndahen e ushqimeve, medikamenteve dhe produkteve tjera themelore të domosdoshme për familjet tona.

Në këtë situatë të krijuar, i domosdoshëm është sigurimi i mjeteve financiare, me çrast Komuna publikoi numrin e xhirollogarisë ku donatorët mund të bëjnë pagesa të cilat do të ndihmojnë Komunën të përballojnë kërkesat të cilat dita ditës do të rritën.

Numri i xhirollogarisë i Komunës së Tuzit është: 530-27038-88

Ndërkaq, të gjithë ata nga jashtë Malësisë, donacionet mund ti paguajnë on-line: https://tuzi.org.me/donate/?l=AL

“Është ky momenti kur të gjithë së bashku, duhet të tregojmë solidaritetin për të gjithë njerëzit në nevojë”. Siç njoftuan nga Komuna sot, si edhe ditët e kaluara, pati donacione të shumta dedikuar tejkalimit të krizës me Coronavirus.

Kështu pronari i “Art keramik”, Mark Gjolaj, ndihmoi me 5.000 euro, pastaj pronari i kompanisë “Koja Company” Pero Kolçaj, donoi 5000 euro,  afaristi i njohur nga Malësia, Nrekë Gojçaj ndihmoi me 2500 euro, OJQ, “Horizonti”, Komunës së Tuzit i ka dhuruar 2 mijë euro, por nuk duhet harruar edhe disa individë tjerë të cilët poashtu në llogari të Komunës së Tuzit paguna mjete të konsiderueshme në të holla, njofton Shtabi emergjent i formuar pran Komunës së Tuzit.

Komuna e Tuzit dje ka fituar donacion nga firma “Monte D” dhe firma “Gruppo Tessile” në vlerë prej 2.500 euro.

/MALESIA.ORG/