Nikollë Camaj, nga Forumi Shqiptar, reagon në deklaratën fyese të Frontit Demokratik ndaj shqiptarëve

Dje në gazetën “Borba”, u paraqit  një tekst fyes dhe denigrues ndaj shqiptarëve lidhur me infektimet me virus në Malësi. Në këtë tekst përpos të tjerash shqiptaret fajsohen për sjellja dhe përhapjen e virusit, dhe se ndërkohë organizojnë hatre dhe tubime,  e shteti nuk i pengon.  Lidhur me këtë reaguan nga Forumi Shqiptar.
Lexoni reagimin e plotë:
Në numrin e djeshëm të gazetës “Borba”, u publikua një tekst i Frontit Demokratik, në të cilin edhe Gebelsi do ua kishte lakmi.
Deri sa e gjithë bota po lufton kundër kësaj të keqeje, në të cilën jemi katandisur, e edhe ne, me mundësitë tona, Fronti Demokratik shpalli lufte verbale ndaj shqiptarëve, për arsyen se, në këtë kohë kur e tërë bota u perfshi nga virusi COVID, ndodhi që edhe disa shqiptarë “arritën” të infektohen.
Zotërinjtë e Frontit asesi nuk mund të ankohen për të padrejtat që mendojnë se u bëhen, pa shprehur urrejtje patologjike ndaj nesh, dhe pa plasim të të pavërtetave. Janë të pavërteta se ne organizojmë të pame (hatre), apo çfarë do tubimi këto ditë, por me shumë disciplinë, e të lidhur me BESË, po marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur veten, por edhe të tjerët prej nesh.
Për shkak të së vërtetës, gjithashtu na duhet të theksojmë se COVID nuk erdhi në Mal të Zi nga Malësia, por nga Spanja, ose më mirë e thënë, mu nga Kina. Por kjo ska ransi fare, pasi që nuk mendojmë se dikush e beson se Mali i Zi, mund të mbetej një oazë e izoluar, pa virus.
Ajo çfarë është më e keqe FD, gjithë këtë e bën në emër të fisit fisnik të Kuçit, të cilët janë pasardhës të personit që ua la trashëgimi thënien se është burrërore të “mbrojmë tjetrin nga vetja”, gjë që ne, me këtë izolim, vullnetarisht ne po e bëjmë. Dhe për këto të bëma, kemi fituar mbështetje të madhe, financiare dhe morale, nga shumë institucione dhe individë, përfshirë këtu edhe diasporen tonë. Fare mirë dihet se në këto vise gjithmonë i është ndihmuar njeriut në nevojë. Kështu e kemi kuptuar edhe donacionin nga shoqata „Mark Milani“, e cila ka dhuruar 5.000,00 eura, e për çka i falenderojmë.
Dhe për në fund, nëse e gjithë kjo shikohet nga këndi politik, kjo ishte vetem edhe një tjetër autogolë e FD-së. Sepse, nëse kjo ishte arma e fundit e luftës së tyre kundër PDS-së, u themi se e kanë shterpe. Me këto lloj deklaratash pa vlerë atyre u bëjnë sherbimin më të madh, ndërsa vetes i ngarkojnë hipotekën e virusit të pashëruemshëm, virusit të urrejtjes, të cilin me këmbëngulje, por pa sukses, mundohen ta shpërndajnë. Madje edhe në këto kohëra!
Deshtëm ne,  apo nuk deshtëm, në këtë luftë jemi të gjithë së bashku, por duhet pasur para syshë se derisa DF mundohet që, në këtë fatkeqësi të përgjithshme, të fitoi poena të lirë politik, ne jemi ç’do ditë në terren, me në se 80 vullnetarë, në mënyrë që qytetarët tonë ta kenë sa më të lehtë jetën në izolim. Sikur edhe ata ta bënin këtë, do të ishte më mirë për të gjithë ne!
Në emër të Forumit shqiptar
Nikollë Camaj