Rreth 300 mijë euro ndihma për Malësinë

Me futjen e masës së izolimit për shkak të koronavirusit, deri me tani janë dhuruar rreth 300 mijë euro.
Individë, kompani dhe shoqata të ndryshme që nga ditët e para janë drejtuar Komunës së Tuzit me donacionet e veta për të ndihmuar banorët e Malësisë.

Nuk është shumë e vogël, por rreth 300 mijë euro, pa llogaritur këtu edhe ndihmat në pako me ushqime dhe produkte tjera.

Një ndihmë ka ardhur sot edhe nga Kosova, ku Shoqata “Jetimët e Ballkanit” – Halil Kastrati, ka dhuruar 100 pako me artikuj ushqimor me vlerë prej 3000 euro.

Deri dje pasdite shuma e donacioneve ka qenë; 171,258 euro, 91,500 dollarë, dhe 50,000 dhuruar në kryeqyteti.

Kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj tha se 75 përqind e totalit, duke mos llogaritur donacionin nga kryeqyteti, janë nga diaspora.

Gjeloshaj falënderoi të gjithë ata që dhuruan dhe kështu ndihmuan qytetarët e Malësisë në një situatë ku ata po luftojnë me koronavirusin.

Deri me tani numri i rasteve të konfirmuar me koronavirus në territorin e Komunës së Tuzit është 36 perona, dhe të gjithë janë në gjendje stabile shëndetësore. /MALESIA.ORG/