Lexoni komunikatën e Komunës së Tuzit:
Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit Fadil Kajoshaj, drejtorin e SHPK “Komunale” Nikollë Camaj, kryeshefin e policisë komunale Rexhep Çunmulaj dhe drejtorin e shtëpisë së shëndetit dr Halil Dukoviq, kanë pritur sot në ambientet e komunës, Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, drejtorin e Qendrës klinike spitalore në Podgoricë, dr. Jevto Erakovic si dhe drejtorin e Urgjencës e anëtar i shtabit medicinal të krizës dr Nermin Adbic.
Ata kanë analizuar situatën e krijuar, kurse Presidenti Gjukanoviq theksoi se drejtëpërdrejtë ka dëshiruar të tregoj respekt për punën e Komunës në situatën e krijuar, për vullnetarët dhe qytetarët.
Përfaqësuesit e Komunës kanë falënderuar Presidentin për vizitën dhe fjalët përkrahëse për Komunën, qytetarët dhe vullnetarët, duke u dakorduar që bashkërisht të përcjellim situatën dhe që ky model suksesi në luftën me virusin të jetë shembull edhe për të tjerët.