Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, solidarizohet me banorët e komunës së Tuzit, me rastin e pandemisë COVID-19

Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta, shprehi solidaritetin e tij për komunitetin shqiptar në komunë të Tuzit, me rastin e pandemië COVID-19, duke theksuar se do të jenë gjithmonë pranë tyre.

Meta po ashtu përshëndeti vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Millo Gjukanoviq në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi, për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.

Lexoni postimin e plotë:

Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.
Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar.
Do të jemi gjithmonë pranë jush!

Malesia.Org