Nga Pashko R. Camaj, Dr. i Shkencave të Shëndetit Publik
Para pak më shumë se një muaj, edhe në SHBA, si nëshumë vënde tjera të botës, filloi përhapja e Pandemisë se COVID-19. Në të njëjtën kohë, u hap dhe platforma për“rrafshimin e kurbës” me qëllim që, së pari të ngadalsojmëngritjën e infekitimëve, që të mos bëjmë vërshimin e sitemitshëndetsorë, gjë që është vendimtare, për të mundësuarshërbimet mjekësore për të infektuarit; dhe se dyti, që tëngadalsojmë shpërndarjen e virusit, duke “blerë” kohën përinstitucionet shkecore, që të kërkojnë ilaçe dhe profilaks për tësëmurit, por edhe të bëjnë kërkime për vaksinën që do tëparandalojë virusin. Shifrat e ditëve të fundit, në veçanti nëepiqëndrën e pandemis në SHBA, New York-un me rrethe, tregojnë rënje graduale të shifrave, si në numër të infektimëve tëreja dhe hospitalizuarëve, por dhe mortaliten. Me “rrafshimin e kurbës” është reale të bëhet pyetja çka tani? Çka do të ndollëme COVID-19 dhe si parashihet fitorja ndaj këtij armiku të“padukshem” që pothuajse e qiti botën ne gjunj. Megjithse, situata ka gjasë të përkeqësohet para se të përmirësohet, shumica e ekspertëve thonë se ne kemi kaluar pikën e përmbajtjes së virusit. Në të gjithë botën, shpresa për një rikthimnë normalitet mvaret nga një vaksinë, ose “arma e fundit,” siç e quan Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar tëAlergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. Por janë akoma shumëgjëra të paqarta për të dijë se sa e suksesshme mund të jetë njëvaksinë kundër virusit që shkakton COVID-19. Suksesi ivaksinës varet shumë nga mënyra se si virusi ndryshon apo bënmutacione. Për të kuptuar suksesin potencial të vaksinës, duhettë kuptojmë mënyrën se si virusi bën ndryshime. Në përgjithësi, në botën e viruseve ekzistojnë dy mënyra se si mund të bëhenkëto ndryshime. Ia vlen të ceket se thjeshtësia në organzimin e këti mikorganizmi parazit, i bënë më të lehtë këto ndryshime, mutacione.
Se pari: Dihet se një vaksinë e suksesshme do të ndalojëvirusin dhe pandeminë, por vetëm nëse virusi nuk ndryshon. Vaksinat funksionojnë duke e nxitur trupin tonë të zhvillojëantitrupa. Antitrupat (të cilësuar dhe si luftare mbrojtësë), e neutralizojnë virusin duke u lidhur me të në një mënyrë shumëspecifike. Kjo e ndalon hyrejn e virusit në qelizat tone, dhe me këtë neutralizimin e tij. Por si të gjithë viruset, dhe SARS-CoV-2 po ndryshon ndërsa kalon nga personi në person. Një“mutacion” është thjeshtë një ndryshim në kodin gjenetik tëvirusit. Por shumica e mutacioneve nuk ndryshojnë, dhe kjo gjëështë e mirë për njerzimin! Për ta kuptuar dhe më mirë, ky virus bën atë që bëjnë të gjitha viruset: kur ekspozohemi, hyn nëqelizat tona, rrëmben makinerinë tonë qelizore dhe e përdor atëpër të bërë shumë kopje të vetvetes-pra për tu replikuar dhembijetuar. Ndonjëherë, gabime të vogla – ose mutacione – mundtë shfaqen gjat replikimit te materialit gjenetik te virusit. Këtogabime gjat replikimit grumbullohen me kalimin e kohës, së parikur virusi përhapet nga qeliza në qelizë, por dhe nga personi nëperson. Kjo është ajo që ndodh me gripin sezonal: Antigjenet e virusit ndryshojnë aq shumë sa që evoluojnë në forma tëndryshme, ku secila kërkon një vaksinë paksa të ndryshme ngaajo e vitit më parë. Shkencëtarët ne mbarë botë po shikojnë përtë parë nëse mutacionet do të ndikojnë në ndonje ndryshim apo nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë ka shpresë se vaksina nuk do tëketë nevojë për reproduktim të vazhdueshëm.
Se dyti: E dimë që me kalimin e kohës dhe mutacionet ibëjnë vaksinat më pak efektive. Nëse virusi ndryshon në njëmënyrë që parandalon lidhjen e antitrupave, ai mund ta bëjë njëvaksinë të qëndrueshme, universale, të vështirë për t’u krijuar. Antitrupat, të cilët trupi i prodhon në përgjigje të një vaksinë osenjë infeksioni, funksionojnë duke u lidhur me njolla specifike nënjë virus të quajtur antigjen. Nëse mutacionet e rastësishmevirale ndryshojnë formën e një antigjeni, ajo mund ta bëjëvaksinën më pak efikase kundër virusit. Nëse kjo do të ndodhëme koronavirusin, studiuesit dhe shkenca do të duhet që, vit mas viti, të nxitojnë për të prodhuar dhe administruar vaksina të rejaper neutralizimin e virusit te “ndryshuar“. Është e ditur se përnjë virus krejt të ri sikurse SARS-CoV-2, nuk ka imunitet tëpërhapur. Por si duket se një numer i konsideruashem njerzishjanë imune ndaj ketij virusi dhe kjo mund të luaj rrol esencial nëndalimin e përhapjes së tij. Meqenëse virusi nuk ka nevojë tëndryshojë për të mbijetuar, mutacionet që mund të modifikojnëformën e antigjeneve te virusit – nëse ato ekzistojnë fare – mundtë janë të rralla dhe do të qëndrojnë të rralla, çka prap është e mirë per njerzimin. Pra nëse njerëzit bëhen imunë ndaj formësaktuale te virusit, qoftë duke luftuar virusin permes imunitetit tekrijauar ose përmes vaksinimit, loja ndryshon! Shteti i New York, javën që vjen do të fillojë kryerjen e testeve të antitrupavepër të ndihmuar në përcaktimin e numrit të personave tëinfektuar nga kjo sëmundje, në New York (por pa simptome te dukshme). Kjo sipas Governatorit Cuomo “do të jetë pamja e parë e vërtetë e saktë se sa njerëz u infektuan nga COVID-19. Testimi, tha Cuomo, “do të na ndihmojë të rihapemi dherindërtojmë pa rrezikuar atë që ne kemi realizuar deri tani.” Nëtë njëtën kohë, “Beaumont Health,” në Southfild, Michigan, studimin më të madh ne SHBA për antitrupat në gjakun e njerëzve që janë rikuperuar nga COVID-19. Me mbledhjen e mostrave të gjakut nga 38,000 punonjës të sistemit shëndetësordhe mijëra bashkëpunëtorë, studiuesit e shpresojnë tëpërcaktojnë se sa prej tyre kanë antitrupa COVID-19, por kurrënuk kanë raportuar simptome – informacione të nevojshme për tëmësuar më shumë se si virusi përhapet dhe se a krijojnëimunitetë të qendruashëm ndaj virusit COVID-19.
Konkludim: Te presim dhe të shohim. Shkencëtarët e dijnëqë SARS-CoV-2 po ndryshon. Midis mijëra mostrave të fijes sëgjatë të acidit ribonukleinik (ARN) ë që përbëjnë koronavirusin, 11 mutacione janë bërë mjaft të zakonshme. Por, me sa dimë, është i njëjti virus që infekton njerëzit në të gjithë botën, që do tëthotë se ekziston vetëm një “lloj” i virusit. Nga keto 11 ndryshime, vetëm një nga ato mutacione të zakonshme ndikonnë thelbët e proteinit që kan pamjën e thumbave, të cilatmundësjonë që virusi të infektojë qelizat në fyt dhe mushkëri. Përpjekjet për të prodhuar antitrupa që bllokojnë këtë proteinëjanë themelore në përpjekjet e shumëta për të zhvilluar njëvaksinë efektive, që do të neutralizonte virusin. Meqenëse kyprotein ka ndryshuar pak deri më tani, besojmë se kjo është njëshenjë që virusi nuk mund të ndryshojë shumë dhe vaksini do ta neutralizoje atë. Te gjitha këto te dhene tregojnë se COVID-19 ka mundesi të jetë këtu për të qëndruar, dhe pandemia do tëpërfundojë vetëm me vakcinin dhe me imunitetin e tufës. Imuniteti i tufës përshkruan se çfarë përqindje e një popullateduhet të jetë imune ndaj një sëmundje qe ajo të jet mbrojtëse e shpërthimeve për popullatën në tërësi. Për disa sëmundje, 40% e imunitetit është adekuatë, por për disa tjera, imunitete 80-90% është i nevjshëm për të ndaluar shperthimet.
Nga natyra jam optimist, dhe në të gjitha shkrimet dhebisedimet e mia jam munduar të jam real, por gjithnjë duke u permbajtë shkences dhe analizes së mirëfidhtë si udhëzues. Praende ka shumë për virusin që nuk e dimë. Studiusit nuk janë as te sigurt dhe nuk e dinë nëse njerëzit behën imunë ndaj virusitnëse infektohën, dhe se sa mund të zgjasë ky imunitet, por falanagzhimëve të mëdha në kërkime shkencore të vazhduashmeqë jane duke u zhvilluar, mësojme ditë për ditë më shumë. Këtoanagzhime do të vazhdojnë pa ndalim deri atherë kurë te gjejmëmënyren qe në fund të mbijetojmë dhe të dalim fitimtarë.
|
|
|
|